futbollishqip

Juni 102018
 

Te nderuar miq të futbollit,

kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe përfaqësues të ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2018.

Pas zhvillimeve në xhiron e fundit të datës 13.05.2018, kishte disa kërkesa dhe një ankesë që ishin të lidhura ngusht me zhvillimin e ndeshjeve nga ana e arbitrit (referit). Ne takimin e kryesisë së datës 19.05.2018 dhe komisioneve përkatëse të Ligës Shqiptare, u morën disa vendime, të cilat janë të lidhura me konsekuecat që ka marrë Liga për detajet që kanë ndodhur në këtë xhiro.

Ju ftojmë që më 16.06.2018, nga ora 18:00, në Keplerplatz 5, 1100 Wien, të merrni pjesë në takimin e zgjeruar të kryesisë së Ligës, përfaqësuesëve të ekipeve dhe lidhjes së referëve.

Temë diskutimi do jenë zhvillimet e fundit dhe synimet në të ardhmen si dhe prezentimi i vendimeve të marra nga kryesia dhe organet e Ligës.

Ju lus të konfirmoni pjesëmarrjen me E-mail, SMS, apo përmes telefonave:

  • Kryetari, Halili: Tel.-0664 5487305 E-Mail: halil.slupcan@hotmail.com
  • Sekretari, Januzi: Tel.-068110523873 E-Mail: januz63@hotmail.com
  • Komisioni i garave, Amiri: Tel.- 069910780571 E-Mail: amir@januzaj.de

Ju mirëpresim!

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim

 10. Juni 2018
Juni 022018
 

Takim në mes të përfaqësuesëve të Ligës Shqiptare të Futbollit dhe Shoqatës së mësuesve shqiptarë në Austri ,,Naim Frashëri“.

Në Deutsch Wagram, më 31-05-2018, në një lokal biznesi në një bisedë shumë të ngrohtë dhe të sinqertë u diskutua në detaje për organizimin e Turnirit të futbollit për fëmijë, i cili do të mbahet më 24-06-2018 në Vjenë, në terenin sportiv, ku në të njëjtën ditë do të mbahet edhe xhiroja e radhës e Kampionatit 2018.

Disa nga vendimet të cilët u morën në këtë takim:

  • Turniri do të mbahet më 24-06-2018
  • Adresa: Heuberggstättenstraße 1, 1100 Wien
  • Turniri fillon në orën 10:00
  • Ndeshjet do të zgjasin dy herë nga 8 minuta
  • Do të ndahen në dy grup-mosha
  • Referimi Xhafer LLesi, dhe ka mbetur të kërkohet edhe një refer tjetër
  • Përgjegjës për grup-moshat e ndryshme janë mësuesi Osman Ademi si dhe mësuesja Miradie Berisha
  • Përgjegjësin për mbarëvajtjen e turnirit do të ketë mësuesi Ibrahim Hasanaj dhe Nexhmedin Llesi
  • Për çështjet teknike si dhe sistemin e garave është ngarkuar me detyrë Halil Jashari

Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë, para fillimit të ndeshjeve kampionale të Ligës Shqiptare dhe të Turnirit për fëmijë, që do të mbahen po në të njëjtën ditë, më 24.06.2018.

Ju mirëpresim, duke ju dëshiruar suksese në gara!

 

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (AJ)

 2. Juni 2018
Mai 262018
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

NJOFTIM:

  • Këtë të diel NUK KA NDESHJE!
  • Ndeshjet e radhës do të mbahen më 24.06.2018 – pas 4 javësh (në Qershor)!
  • Kryesia e Ligës Shqiptare mbajti takimin, ku u shqyrtuan kërkesat e ekipeve!
  • Para ndeshjeve të radhës, kryesia dhe komisionet takohen me ekipet garuese!
  • Në takimin me ekipet, në Qershor, kryesia dhe komisionet do të njoftojnë ekipet për vendimet që mori kjo kryesi, në takimin e mbajtur!

Deri në takimet tona të ardhshme, ju urojmë shëndet dhe përforcime në vazhdimin e garave kampionale të këtij viti, në KAMPIONATIN e 9-të me radhë!

Ekipi për informim
(AJ)

 26. Mai 2018
Mai 102018
 

Ekipi Teknik në bashkëpunim me Komisionin e Garave, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, për ndeshjet e radhës, publikon këtë radhitje të ndeshjeve, që e gjeni më poashtë!

Vendi është përsëri i njëjti, sikurse herave të kaluara, në Vjenë, në fushat e ANKERBROT, në 1100 Vjenë!

ADRESA
dhe navigimi!

Në këtë xhiro priten disa ndeshje derbi, që dë të jenë të forta dhe me siguri do të ndryshojnë radhitjen tabelare, e sidomos në pjesën e sipërme të tabelës!

Lusim të gjitha ekipet që të dërgojnë listën e lojtarëve, përmes formularit, që gjeni më poshtë në këtë faqe!

Ju urojmë suksese dhe lojë fair play!
Ekipi për informim – A.J.

 

Në vazhdim FORMULARI për listat e lojtarëve!

Ju lusim të plotësoni dhe të dërgoni sa më parë, për arsye organizimi!

    EMRIN E EKIPIT (Duhet shënuar)

    E-Mail-Adresa për kontakt (Duhet shënuar)

    Telefoni për kontakt (Nevoitet të shënohet)

    EMRI i personit (Duhet për kontaktim)

    Logoja e ekipit (nëse ka ndryshim)

    Këtu shënohen EMRAT E LOJTARËVE dhe NUMRAT

    captcha

     

     10. Mai 2018
    Suffusion theme