Sep 162018
 

Foto nga përfundimi i KAMPIONATIT 2017 – Kampion FC TIMI

E, diel, më 23.09.2017, në Vjenë, përfundon KAMPIONATI 2018 në futboll, që organizohet për herë të nëntë (9) nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ju mirëpresim

  • më datën 23.09.2018
  • NË VJENË, në kryeqytetin e Austrisë
  • në Becirkun e 21-të (Bez. 21 // A-1210 Wien)
  • në adresën Jedlersdorferplatz 25!

Lusim ekipet garuese të paraqitën në fushë në orën 9:30!
Kryesia dhe ekipet punuese luten të paraqiten qysh në orën 9:00!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 10:00!
Shpërblimet dhe Manifestimi kulturor pritet të fillojë pas përfundimit të ndeshjeve, pas orës 13:00!

Janë të ftuar të gjithë sportdashësit, familjarë, vullnetarë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë sportive, klturore, por edhe të takohen me shoqëri, që të kalojmë një ditë sa më të mirë së bashku!

Ju mirëpresim!

Liga Shqiptare e Futbollit në Asutri

 

*
NJOFTIM!Ushqimi dhe pijet, në këtë raund, do të përgatitet nga përgjegjësit e fushës, e JO nga Liga Shqiptare! Mirëpo MISHI që do të servohet është I PËRZGJEDHUR nga përfaqësuesit e Ligës Shqiptare, në mënyrë që të ruajmë traditën tonë në të ushqyer!Lusim sportdashësit të respektojnë rregulloren e përfaqësuesëve të fushës, që të MOS sjellim ushqim tonin dhe pije me veti! Ju lusim për respektim dhe për mirëkuptim!Kryesi e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!
*

 

Kush do të bëhet KAMPIONI 2018!?

Deri më tash ende nuk është vendosë, sipas pikëve të grumbulluara, se kush do të jetë kampioni i këtij viti, pasi që janë edhe disa ndeshje që do të luhen, por, sipas rezultateve në tabelë kemi këtë radhitje

Vendi EKIPI Gola Pikë
1 Besiana 59:24 31
2 SV Albania 44:10 28
3 Deçani 45:24 22
4 Vllaznimi 40:20 21
5 FC Timi 27:17 19
6 Krenaria 28:40 12
7 Kumanova 16:69 6
8 Usaj 3:32 3
9 Afrim Zhitia 3:29 0

ku si e para, deri në këto çaste, radhitet ekipi BESIANA!

Për vendin e parë DERBI pritet të jetë ndeshja BESIANA – SV ALBANIA, pasi që SV ALBANIA, me vetëm 3 pikë më pak, ndjekë kryesuesin!

Për vendin e dytë mund të kemi BEFASI, pasi që ende edhe vendi i tretë mund të ngritet më lartë me grumbullimin e fitoreve të mundshme!

Për vendin e tretë pritet DERBI në mes të ekipeve VLLAZNIMI  – FC TIMI, që do të vendosë fatin e pikëve që do të grumbullohen!

Ndeshja USAJ – KUMANOVA mund të ndryshojë pjesën e poshtme të tabelës, pasi që ekipet dallojnë me vetëm 3 pikë!

DEÇANI, që vitin e fundit ishte konkurencë për kampion, tashmë ka humbur gjasat për të qenë në vendin e parë ose të dytë!

KRENARIA, që xhiron e parë ishte radhitur e treta në tabelë, dhe kryesonte edhe me goalshënues, do të luftojë që këtë herë tambajë mesin e tabelës!

Ekipi me më pak pikë në këtë kampionat është AFRIM ZHITIA, të cilën radhiten të fundit në tabelë, pa shpresa për ndryshime të mëdha!

 

Dita E DIEL, më 23.10.2018, do të vendosë fatin e radhitjes përfundimtare, me kurorëzimin e KAMPIONIT 2018, për çka jeni të mirëpritur të gjithë dashamirët e sportit, kulturës dhe bashkëpunuesëve të aktiviteteve të tilla!

Shihemi në fushë!

Ekipi për informim

 

 16. September 2018
Suffusion theme