futbollishqip

Apr. 232017
 

Në pranin e ekipeve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të antarsuara në zhvillimin e ndeshjeve kampionale në Kampinatin e 8-të, u mbajt takimi i radhës, ai final, para fillimit të garave në sezonin pranveror.

Ky takim u mbajt në lokalet e ekipit Kërçova, që dëshmuan një mikëpritje shumë të ngrohtë dhe miqësore, edhe ne ju jemi falënderues për respektin dhe nderin ndaj Ligës Shqiptare! Po ashtu edhe ideja që ky takim të mbahet pikërisht aty ishte një vlersim shumë pozitiv për ekipit Kërçova dhe anasjelltas.

Në këtë takim u diskutua për gjitha pikat e rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarvajten dhe peshën e fillimit për Kampionatin e 8-të në radhë.

Gjatë këtij takimi u shpalos në hollësi sistemi i garave, ku tani më janë të përcaktuara rënditjet e ndeshjeve, vendi, koha, etj, si dhe të gjitha çështjet anësore, të domosdoshme për zhvillimin e garave, sipas rregullores së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare, ftojmë të gjithë dashamirët e sportit dhe kulturës, që të jenë pjesë e përbashkët e ketij aktiviteti sportiv, që zyrtarisht fillon më 07.05.2017, në „Barbara Stadion“, në Prottes. Hollësi dhe detaje të tjera, si zakonisht, do të publikohen këtu me kohë!

Në këtë aktivitet është e ftuar edhe Shoqata 12 Qershori, që me vallet tona kombëtare e begatojnë këtë aktivitet tash e sa vite, si bashkëpunëtorë të rregullt me Ligën Shqiptare.

Ju mirë presim.

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim

 23. April 2017
Apr. 192017
 

Njoftohen të gjitha ekipet garuese, se takimi i radhës, me ekipet garuese, do të mbahet më 22.04.2017, në adresën , në objektin e shoqatës KËRÇOVA, që vitin e kaluar u shpall KAMPIONI I VITIT në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Në këtë takim temë kryesore do të jetë fillimi i KAMPIONATIT të TETË, ku ekipet garuese në këtë kampionat do të njoftohen në hollësi për rrjedhën e këtij aktiviteti, si dhe do t’u prezantohet lista e parapërgatitur e ndeshjeve kampionale!

Ftojmë për pjesëmarrje përfaqësuesit e ekipeve të futbollit, të gjitha grupet dhe ekipet punuese, aktivistët, si dhe anëtarët e kryesisë, që të marrin pjesë në këtë takim!

DATA: 22.04.2017 (nga ora 18:30)
ADRESA: 

Ju mirëpresim!

Në emër të kryesisë
ekipi për informim

 

Kliko për navigim në maps

 19. April 2017
Apr. 142017
 

 

 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 

Me rastin e Festës së Pashkëve LSHFA- uron të gjithë besimtarët shqipëtarë të krishterë me dëshirat më të mira që në këtë ditë të paqes ,ripërtritjes ,dashurisë dhe përqafimit të vlerave njerëzore të mbretërojë dashuria, toleranca dhe mirëkuptimi mes pjestarëve të kombit tonë dhe të gjithë popujve të botës.

Urojmë që Dita e Pashkëve të shërbejë për të treguar shpirtin tonë human, për t’u dalë në ndihmë të gjithë njerëzve që kanë nevojë për dorën e ndihmës dhe për të forcuar besimin te njëri -tjetri.!

 

Me rrespekt

Kryesia e LSHFA-së

 14. April 2017
März 272017
 

Në mbledhjen e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që u mbajt këtë të shtunë, më 25.03.2017, edhe zyrtarisht u konfirmua data e fillimit të Kampionatit 2017.

Ndeshjet e para Kampionale, ku edhe fillon KAMIONATI 2017, do të luhen më 07.05.2017, në „BARBARA STADION“ në Prottes.

Informata të tjera, që do t’u dërgohen së shpejti edhe EKIPEVE GARUESE, për këtë Kampionat, do të publikojmë së shpejti!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 

 27. März 2017
März 212017
 

Njoftohen anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, se takimi i radhës i kryesisë do të mbahet më 25.03.2017, në orën 18:00, në Keplerplatz, 1100, në Vjenë!

Në këtë takim do të caktohet edhe data e fillimit të KAMPIONATIT, ku ekipet garuese, që tashmë janë në listën e pjesëmarrësve, do të ndeshen për herë të parë në këtë vit, në KAMPIONATIN E TETË, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Pas këtij takimi, vendimi i marrë, që cakton datën zyrtare të ndeshjeve të para kampionale, do t’u dërgohet ekipeve garuese dhe do të publikohet këtu, në faqën zyrtare të Ligës Shqiptare.

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 21. März 2017
Suffusion theme