futbollishqip

Nov. 012016
 

kupa-2016-color-grafika

Fillon afati për paraqitjen e ekipeve për Turnirin KUPA E PAVARËSISË 2016, në futboll, që do të mbahet

20.11.2016, në Vjenë / nga ora 12:00

ku mund të marrin pjesë të gjitha ekipet e interesuara për këtë turnir! Gjithashtu, në këto gara, janë pjesëmarrëse edhe ekipet zyrtare nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, por priten të marrin pjesë edhe ekipe që ishin edhe më parë pjesë e kësaj lige.

Për të gjithë të interesuarit, paraqitjen mund ta bëjnë në këtë formë:

1. Te KRYETARI
Qani Sulejmani: 0650 87 60 860

2. Te KRYETARI I KOMISIONIT TË GARAVE
Halil Jashari: 066 454 87 305

3. Te një nga anëtarët e EKIPIT PËR INFORMIM
Amir Januzaj: 0699 107 80 571

4. Përmes  FORMULARIT PËR PARAQITJEN E EKIPEVE (kliko këtu)

5. Te ndonjëri nga anëtarët aktual të kryesisë

 

Për informata të tjera, ju lusim të na kontaktoni përmes telefonave të lartëshkruar ose përmes formularit zyrtar kontaktues.

Ju mirëpresim dhe ju urojmë suksese në gara!

Në emër të Kryesisë së Ligës
Ekipi për informim

 

 1. November 2016
Okt. 292016
 

video-foto

Pas kërkesa të shumta, që morën anëtarët e kryesisë dhe aktivistët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, publikohet një videomaterial, i pa përpunuar përfundimisht, nga përmbyllja e kampionatit 2016, në të cilin titullin KAMPION për këtë vit e fitoi ekipi KËRÇOVA!

Për ta shikuar këtë material, ju lusim të klikoni në foton e më sipërme, ose në këtë link!

Ekipi për informim

 29. Oktober 2016
Okt. 272016
 

futbollishqiptar_rrethi

Në takimin e kryesisë, që u mbajt më 22 Tetor, përpos vlerësimit të suksesshëm të përfundimit të Kampionatit të Futbollit 2016, për çka, si çdo vit, u shqyrtuan pikat e parapara për këtë takim, u caktua edhe data e saktë e garave për Turnirin e Nëntorit, që do të mbahet në

Schulschiff – Donauinselplatz, 1210 Vjenë, më datën 20.11.2016, në orën 12:00.

Formulari për paraqitjen online të ekipeve, si dhe informatat shtesë, do të jenë së shpejti të publikuara në faqën zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

 

Për informata dhe pyetje, ju lusim të përdorni formularin kontaktues!

Ekipi për informim

 27. Oktober 2016
Okt. 202016
 

LOGO Liga

Pas përfundimit të Kampionatit të Futbollit 2016, në të cilin u shpall ekipi KËRÇOVA Kampion, u caktua data e takimit të kryesisë dhe të organeve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në të cilin do të përmblidhen të gjitha pikat në lidhje me këtë kampionat, dhe për përmbylljen e tij.

Detajet nga ky takim do t’i publikojmë pas përfundimit të këtij takimi, që do të mbahet:

më: 22.10.2016, në Keplerplatz, 1010 Vjenë, në orën 19:00.

Gjithashtu pritet edhe publikimi i planifikimeve për Garat e Kupës, që do të mbahen më 20.11.2016, për çka kryesia dhe organet e saj vazhdojnë punën tash e disa muaj më parë.

 

Ekipi për informim

 20. Oktober 2016
Okt. 032016
 

kampioni

Të nderuar vizitorë,

mysafirë, aktivistë, sportdashës, sponsor, përfaqësues të institucioneve të shteteve tona  dhe pjesëmarrës  në Kampionatin e Futboollit 2016, tashmë të shtatin në radhë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, JU FAJËNDEROJMË PËR PJESËMARRJE në përmbylljen e suksesshme të kampionatit të këtij viti dhe në manifestimin kuturor dhe sportiv, që ishte këtë të diel (dje), ku fitues i këtij kampionati triumfoi FR KËRÇOVA! Kampionit të ri i urojmë suksese edhe në të ardhmen, pasi që mbajtja e titullit KAMPION I LIGËS SHQIPTARE nuk është e lehtë! Kjo u dëshmua edhe në të kaluarën , gjatë viteve të kaluara, por edhe sivjet, kur ish kampioni FC TIMI, nuk arriti të mbajë dhe mbrojë titullin, duke pësuar humbje pikërisht nga Kërçova, dhe për këtë arsye radhitet për herë të dytë në vendin e nënkampionit!

Edhe për vendin e tretë ishte me të vërtetë një vendim i vështirë, ku DUKAGJINI edhe pse me pikë të njëjta humbi vetëm me goloverazh nga BESA! Ekipi RINIA nuk arriti të vazhdojë grumbullimin e pikëve të duhuru, por treguan lojë cilësore, dhe kjo u shpërbly me titullin EKIPI FAIR PLAY! Si fitues i vendit të tretë, edhe pse ishte konkurrencë e madhe, BESA arriti me pikët e grumbulluara dhe falë goloverazhit, të ruaj me sukses këtë radhitje tabelare! DUKAGJINI edhe pse mbeti pa trufe, treguan se janë një ekip që rrezikojnë radhitjen tabelare, gjë që dëshmuan në këtë kampionat, por fati nuk ishte në krahun e duhur. Duhet të përmendet edhe lëndimi i hershëm i portierit të ekipit DUKAGJINI, që u shkaktua nga lojtarët e ekipit FR KËRÇOVA, që mund të ketë ndikuar shumë në rezultatin e golave, por në sport gjithmonë ka ngritje dhe ramje të sukseseve, që shpesh quhen edhe BEFASI.

Befasia e ditës ishte pa dyshim ekipi KRENARIA, i cili tashmë ka traditë për shënim golash, pa marrë parasysh se kush është kundërshtari! Ndër ndeshtjet që vlenë të përmendet ishte ajo kundër ish kampionit, FC TIMI, që përfundoi me rezultat minimal 1:0, gjë që ishte fat edhe për ekipin FC TIMI, pasi që lojtarët Klubit Futbillistik KRENARIA rrezikuan disa herë portën e ish kampionit! Kësaj radhe, për dallim nga ndeshjet e kaluara, porta e KF KRENARIA ishte e hekurt për të gjitha ekipet kundërshtare, kurse vlenë të cekët edhe aksioni i shkëlqyeshëm në ndeshjen KRENARIA – DUKAGJINI, në të cilën portieri në minutën e fundit të ndeshjes, pasi mori topin, kaloi të gjithë lojtarët e kundërshtarit, me një driblim fenomenal, dhe në zonën e rreptësisë, pas disa giditjeve dhe mbrojtes nga kundërshtari, portieri i KF KRENARIA shënon me rrotullim në ajër gol, që ishtë më i bukur se goli i SHAQIRIT në Kampionatin Evropian!

Informata të tjera publikojmë pas përgatitjes së materialit!

 

Ju faleminderit!

Ekipi për informim

 3. Oktober 2016
Suffusion theme