futbollishqip

Okt. 012016
 

Të nderuar dashamirë të kulturës dhe sportit,

edhe këtë vit Kampionatit të Futbollit po i afrohet fundi, ku do të kemi shpalljen e Kampionit 2016, tashmë të shtatin me radhë, që do të jetë një sfidë për ekipet që tashmë kryesojnë në radhitjen tabela, e që ende përfundimisht nuk dihet se kush do të jetë!

Kjo gjë do të vendoset nesër, në ndeshjet e radhës, që njëherit edhe do të përmbyllet Kampionati i radhës, përmbyllja sportive e të cilit do të mbahet në mënyrë festive dhe me manifestim kulturorë, me mysafirë të ftuar dhe me bashkëpunim me shoqata të tjera kulturore dhe sportive!

Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

 

Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 9:00 (ekipet duhet të arrijnë më herët)
Manifestimi: Parashihet nga ora 12:00
PROTTES-harta

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!

Ekipi për informim!

 

 1. Oktober 2016
Sep. 292016
 

———————–  NJOFTIM  ————————–
Njoftim për ekipet pjesëmarrëse, për të ftuar, sportdashës dhe për aktivistë!

– Ju njoftojmë se ndeshjet e futbollit parashihen të luhen që nga ora 8:30!
Manifestimi parashihet të fillojë nga ora 12:00!
– Vendi: BARBARA STADION, 2242 Prottes
– Data: 02.10.2016, këtë të DIEL
—————————————————————-

Sipas organizimeve dhe të takimeve të tjera të krysisë, në lidhje me organizimin e përmbylljes së Kampionatit të Shtatë në Ligën Shqiptare të Futbolit në Austri, edhe në këtë vit, sikurse viteve tjera, në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptare dhe me aktivistë të tjerë, do të ketë KËNGË E VALLE në terenin sportiv, ku do të bëhet edhe përmbyllja zyrtare, pas ndeshjeve, që do të caktojnë se kush do të jetë KAMPIONI 2016!

Pamje shkëputur nga përmbyllja e Kampioanti të Futbollit të vitit 2015.

foto-nga-2015

Në Ligën Shqiptare luhet me sistem pikësh, kurse për titullin KAMPION, më së afërmi janë ekipet KËRÇOVA, që marrin pjesë për herë të parë, dhe Kampioni i viti 2015, FC TIMI.

Përveç mysafirëve të rregullt sportdashës, konfirmimin për pjesëmarrjen e kanë dhënë edhe nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, që përkrahin projektet e Ligës Shqiptare.

mirenjohja-2015Pamje nga dorëzimi i mirënjohjes për Ministrinë e Diasporës, dorëzuar nga Z. Gashi, që është edhe anëtar i kryesisë së ngushtë, që shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e Ligës Shqiptare për përkrahje të projekteve kulturore dhe sportive.

Po ashtu do të ketë edhe zyrtarë të tjerë të ftuar dhe përfaqësues të qeverive tona në Austri.

Si zakonisht nuk do të mungojë as kuzhina jonë, që tashmë ka traditë në manifestimet tona, dhe që rregullisht mirëpret dashamirë dhe mysafirë në organizime.

Për informata të tjera rreth përmbylljes së Kampionatit 2016, ju njoftojmë me kohë!

 

Njoftim për ekipet pjesëmarrëse, për të ftuar, sportdashës dhe për aktivistë!

– Ju njoftojmë se ndeshjet e futbollit parashihen të luhen që nga ora 8:30!
Manifestimi parashihet të fillojë nga ora 12:00!

 

tabela-e-ndeshjeve

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Suksese ekipeve garuese, kurse mysafirëve mirëseardhje!

Ekipi për informim

 29. September 2016
Sep. 252016
 

Aksion

Këtë të Diel përbyllet KAMPIONATI i shtatë në Ligësn Shqiptare të Futbollit në Austri!

Detajet e përgatitjeve dhe të mbajtjes së oranizimit festiv do t’i publikojmë gjatë ditëve në vazhdim!

Deri më tash kemi këtë radhitje të ndeshjeve:

tabela-e-ndeshjeve

Informata të tjera, së shpejti!

Ekipi për informim

 25. September 2016
Sep. 122016
 

LOGO Liga

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!

Kryesia e Ligës

 12. September 2016
Sep. 062016
 

kampionati 2016 - rrethi

 

Sipas planifikimeve për përmbylljen e Kampionatit 2016, të 7-in me radhë në Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, kryesia e ligës, në bashkëpunim me grupet e punës dhe organet e ligës, vendosi që përfundimi i Kampionatit 2016 në futboll për këtë vit të mbahet më datën

02.10.2016 në Prottes, duke filluar nga ora 9:00!

Ndërsa ceremonia e shpalljes së KAMPIONIT 2016 do të mbahet pas ndeshjeve vendimtare, që në këtë vit, sipas të gjitha gjasave, për titullin e më të mirit, përballen ekipi KËRÇOVA, që marrin pjesë për herë të parë në në Ligën Shqiptare, dhe të Kampionit të vitit të kaluar, ekipit FC TIMI, të cilat ekipe renditen tashmë në krye të tabelës. Mirëpo, sipas përvojës në Ligën Shqiptare, befasi ka gjithnjë, çka edhe dëshmon për tiparet e mrekullueshme që ka në përgjithësi sporti!

Përpos përgatitjeve për garat kampionale, në mbledhjen e kryesisë së ligës, të mbajtur më 02.09.2016, u caktuan edhe dy termine tjera, të aktiviteteve të ardhshme sportive, ai i garave për kupë që do të jetë më 21.11 dhe ai i turneut tradicional në futboll për datën 12.02.2017. Mirëpo, detajet për aktivitetet e erdhshme do të caktohen pas përfundimit të Kampionatit 2016, për çka ju njoftojmë me kohë!

Përpos ceremonisë së përmbylljes së Kampionatit 2016, në përgatitje është edhe programi kulturor që realizohet në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptare dhe me aktivistë të tjerë shiptarë në Austri, si dhe i kuzhinës shqiptare.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë për mbështetje, pasi që asnjë aktivitet nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të aktivistëve të palodhur, të institucioneve, të shoqatave bashkëpunëtore, të sponsorëve dhe të sportdashësve, që në çdo kohë ishin dhe janë me ne, në organizime, përkrahje por edhe në terenet sportive, pa marrë parasyshë motin dhe largësinë! *** JU FALEMINDERIT! ***

Gjithashtu SUKSESE më datën 02.10.2016, në përmbyllje të Kampionatit 2016, të gjitha ekipeve garuese!

Ekipi për informim

 

 6. September 2016
Suffusion theme