futbollishqip

März 012016
 

kampionati 2016 - rrethi

 

Në fazën përgatitore, konkretizohen parapërgatitjet për KAMPIONATIN E SHTATË TË FUTBOLLIT, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Tashmë ka filluar edhe zyrtarisht paraqitja e ekipeve për pjesëmarrje në Kampionatin e Futbollit 2016, ku mund të marrin pjesë të gjitha ekipet që janë, që ishin, dhe po ashtu ekipe të reja që dëshirojnë të jenë pjesë e Ligës së Futbollit, për të garuar në kampionatin e këtij viti!

Sipas dëshirës së shprehur nga disa përfaqësues të grupeve të organizuara të komunitetit tonë, por edhe të ekipeve që deri më tash nuk ishin pjesë e Ligës Shqiptare, shihet një interes i pastër për pjesëmarrje në garat kampionale të organizuara në kuadër të kësaj lige.

Po ashtu, sipas bisedave dhe planifikimeve, pritet që sivjet, ekipet të kenë edhe përfitime, gjë që pritet të vendoset përfundimisht, pas takimeve që do të ketë nga ana e kryesisë së ligës dhe projektuesëve të këtij plani. Kjo do të publikohet para fillimit të kampionatit, në fazën përgatitore, dhe ekipet pjesëmarrëse do të jenë të informuara në detaje në kohën e duhur!

Ekipet që tashmë janë paraqitë për pjesëmarrje, ftohen që të marrin pjesë në takimin e radhës, ku marrin pjesë të gjitha ekipet e punës, që do të mbahet

më 05.03.2016, në orën 19:00, në Keplerplatz 5, 1100 Vjenë, në objektin e Magistratit

ndërsa mund të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë, nga ekipe të ndryeshme, pa përjashtime, dhe janë të mirëseardhur të gjithë!

 

Për detaje të tjera, do të informojmë me kohë!

Ekipi për informim

 1. März 2016
Feb. 172016
 

flamuri i R Kosoves

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, urojmë të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!

Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim

 17. Februar 2016
Jan. 082016
 

Te nderuar miq dhe ju dashamire te sportit

Kryesia


Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri fillon pregaditjete per Kampionatin 2016 dhe e shef te udhes qe te gjitha ekipet dhe indivite te interesuar per pjesmarrje te paraqesin deshiren per pjesmarrje me opcion te regjistrimit. Kryesia dhe menagjmenti i LSHFA-se ne baze te kerkesave duhete bere dhe pregaditjet  per realizim, keshtu qe te intersuarit permes E-Mailit, SMS apo Telefonateve mund te bejne paraqitjen. Kushte jane gati te njejta sikurse ne vitin 2015. Pervoja dhe kultura sportive e fituar deri me tanin do na percjell dhe kete vit, shpresojme se gjate kampionatit 2016 te kete prap ngritje ne qualitet dhe organizim.

Bashkepunimi dhe Kooperimi me struktura te organizuara dhe individeve eshte forca jone qe na percolli gjithe aktivitetin tone, LShFA eshte pjese e Keshillit Koordinues te Shoqatave Shqiptare ne Austri dhe bashkepunimi me shoqatat tjera shqiptare ishte si udherrefyes per format e bashkepunimit ndershqiptare. Pervoja 6 vjeqare si organizimi me i mire i diaspores shqipatere ne sport u kurorezua me mirenjohje nga ministrite si ajo e diapores, kultures dhe nga prezetimette ndryshme me karakter sportiv ne viset shqipatere etj., njiherit shume media si ato te shkruara, vizuale, elektonike dhe rrjete te ndryshme soziale ngriten larte organizimin e LShFA-se dhe veprimet e saj. Sporti eshte kulture e cila bashkon njerzit, disciplinon, zgjeron rrjetin social, mbron nga dukurite negative te shoqerise, eshte i shendetśhem, zhvillon dhe forcon trupin, komunitetin e ruan nga asimilimi, prezanton vlera si dhe synon integrim te mirefillt ne shoqerine e vedit mik Austrise.  


Kryesia e LShFA-se 

 

 8. Januar 2016
Dez. 132015
 

URIME VITI I RI 2016

Të nderuar vëllezër,

në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe në emrin tim, të gjithë shqiptarëve, ju uroj FESTAT E FUNDVITIT, suksese dhe lumturi në jetë!

Gjithashtu pushim të mirë në vendlindje!

Me nderime dhe respekt

Kryetari
Qani Sulejmani

 13. Dezember 2015
Suffusion theme