Në teren tashmë janë tashmë ekipet e para, që nisen për përgatitje për fushën e lojës!
Një ndër ekipet e sapo ardhura është edhe ekipi KËRÇOVA, që merr pjesë për herë të parë në Lig[ën Shqiptare të Futbollit në Austri!
Ekipi për informim
Tashmë në PROTTES, në BARBARA STADION gjinden ekipet e punës dhe përgatisin rrjedhën e mbarëvajtjes së garave! Ekipet garuese të futbollit priten nga ora 9:30!
Moti është i mirë, pa reshje, ndërsa filluan rrezet e para të diellit të rrezojnë fushën ku fillon KAMPIONATI I SHTATË në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri!
Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në garata kampionale të sivjeme!
Ekipip për informim!
Nesër, më 24.04.2016, në PROTTES afër Vjenës, fillojnë GARAT KAMPIONALE në futboll, që organizohen për herë të shtatë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Ftojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që nesër, e diel, më 24.04.2016, të paraqiten në fushë në orën 9:30, në „BARBARA STADION“, Kellergasse, 2242 Prottes!
Gjithashtu, ftojmë anëtarët e kryesisë së ligës, të gjitha ekipet e punës, organet e ligës, dhe të gjithë aktivistët që të gjinden në terenin sportiv që në orën 8:30!
Për ekipet e reja, që marrin pjesë sivjet për herë të parë, ekipi teknik ka përgatitur hartën me adresën ku mbahet ndeshjet e RAUNDIT TË PARË të KAMPIONATIT 2016. Për çdo pyetje ju lusim të na drejtoheni përmes formularit kontaktues!
HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: „BARBARA STADION“, Kellergasse, 2242 Prottes
ORA PËR EKIPET: 9:30
Të gjithëve ju urojmë një vit të mbarë sportiv dhe suksese në garat kampionale të futbollit!
Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim
Në takimin/mbledhjen e fundit, të datës 09.04.2016, u vendos, që fillimi i KAMPIONATIT 2016, tashmë i shtati me radhë që organizon Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të mbahet në „Barbara STADION“ në PROTTES, ditën e diel, më 24.04.2016.
Data 24.04.2016 tashmë u konfirmua edhe zyrtarisht nga kryetari i Komisionit të Garava, Halil Jashari, që vepron në kuadër të kësaj Lige, i cili dha edhe datat e para të raundeve pasuese. Tashmë zyrtarisht u fiksua 24 PRILL 2016 data e hapjes, në të cilën fillojnë garat KAMPIONALE 2016, kurse vazhdojnë pastaj më datën 01.05.2016 dhe poashtu edhe më datën 15.05.2016. Për ecurinë e zhvillimit të garave, si zakonisht, do të njoftojmë me kohë.
Ftojmë ekipet pjesëmarrëse në KAMPIONATIN 2016, që deri me këtë datë (24.04.2016), të kryejnë të gjitha pikat dhe obligimet e parapara sipas rregullave të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe poashtu të përgatisin ekipet me listat e lojtarëve me të cilët edhe do të marrin pjesë!
Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë suksese dhe presim ndeshje me cilësi të lartë sportive dhe fair-play!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim
Ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha komisionet dhe ekipet punuese, të gjithë përkrahësit dhe aktivistët, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, dhe përfaqësuesist e të gjitha ekipeve që tashmë janë paraqitë për garat kampionale dhe ato që janë të interesuara dhe pa kunfirmuar po ashtu, në takimin e radhës, më 09.04.2016, në orën 19:00, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim