Liga shqiptare e futbollit në Austri, xhiro-ja e 6-të, FC Timi e para (Foto)
Në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit futbollistik të Ligës shqiptare te futbollit në Austri, më me sukses gjatë kësaj jave kanë dalur ekipet Gallatasaray dhe FC Timi të cilat I kanë fituar ndeshjet që kanë qenë në planëprogram. FC Timi, me dy fitoret e kësaj xhiro-je është rithyer në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit, e sidomos me fitoren ndaj konkurentit të sajë për vendin e parë KF Struga, duke e mposhtur atë me rezultatë të thelle 9:2 dhe tani një ndeshje para përfundimit të kampionatit, FC Timi udhëheq në tabelë me 39 pikë, 3 më shumë se KF Struga. Konkurenti, Struga dy ndeshjet e tjera arriti të korrë fitore, por me disfatën ndaj FC Timi, radhitet e dyta me 36 pikë. Për ekipin nga Presheva, EP Presheva, drejtuesit e Ligës shqiptare patën paralajmëruar për një ekip mjaftë cilësor që në radhët e saja posedon mjaftë lojtarë cilësor. Ajo sot në dy ndeshje arriti fitore, ndërsa në të tretën pësoi disfatë dhe tani radhitet e 3-ta me 25 pikë po aq sa ka në pozitën e 4-të Galatasary, e cila sot në tri ndeshjet radhazi arriti të korrë fitore. Ndërkaq në pozitat 5,6, dhe 7 radhiten, FC Shqiponja me 19 pikë, KF Drenica dhe KF Krenaria me nga 18 pikë të tubuara.
Pasi që ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu zhvilluar, ne morëm deklaratë nga përfaqësuesi i ekipit FC Timi, Vaxhid Bislimi, se cili është opinion i tij për ndeshjen e fundit se a do të arrijë ekipi I tij të fitoj titullin e kampionit gjatë këtij kampionati
“Po pres të fitoj. Edhe pse KF Struga ka dy ndeshje për t’i zhvilluar ndërsa FC Timi kemi vetëm një, mendoj se ne do ta fitojmë titullin, sepse ne mendojmë ta fitojmë atë ndeshje te vetme dhe sikur konkurenti ynë të fitoj në dy ndeshjet ne jemi 26 gola diferenc para tyre dhe kështu që tittulli 99% është në duart e tona” deklaroi për “Me Sportistët” Vaxhid Bislimi.
/Me Sportistët/
Java e Gjashtë e futbollit në Ligën Shqiptare në Austri
Në një fushë të mrekullueshme për lojë në Auresthal përfundoi edhe java e gjashtë e fudbollit, ku në derbin e javës ndërmjet Fc Timi-Kf Struga u zhvillua një ndeshje shum cilsore dhe dinamike, me këtë rastë Fc Timi kthehet në kreun e tabelës duke e mundur konkurentin e vetëm Kf Struga me rezultatin 9:2 për të udhëhequr me sukses kreun e tabelës , dhe kështu mbetet deri në raundin e fundit e hapur sfida për të u shpallur kampion i vitit 2015.
Fc Timi në këtë lojë u fut shumë e motivuar dhe për as një çastë nuk e rrezikoi fitoren e saj shum të rëndësishme e cila i hap rrugën drejtë një suksesi të cilën me vite po e meriton nëtë gjitha pikpamjet,ekipi ishte shumë kompakt por për këtë sukse u veçua me golat e tij ish gola shënuesi më i mirë Mendim Maloku i cili shënoi disa her në portën e Kf Struga gjegjësisht Krenaria.
Edhe në ndeshjen e parë kundër Krenarisë Fc Timi u tregua e vëmendshme shënoi po ashtu një fitore bindëse me rezultat të thellë 14:2
Një mini derbi pa dyshim se u zhvillua ndërmjet rivalëve Presheva –Galatasaray ku loja ishte shumë korrekte me aksione të shumta deri në minutën e para fundit rezultati ishte i pa ndyshuar 0:0, por gjthsesi fati ishte në anën e Galatasaray që në sekondat e fundit shënon dhe kështu me merit mer 3 pikë të rëndësishme ku me këtë fitore edhe Galatasaray me të drejtë po lufton për vendin e tretë ,ku direkt konkurent po ashtu është edhe ekipi Presheva .Gjithsesi edhe ndeshja kundër ekipit Krenaria ku u zhvillua një betej shumë e madhe deri në fund të takimit pjesa e parë plotsisht i takoi ekipit Krenaria ku në pushim shkuan me dy gola avantazh po në pjesën e dytë gjithë çka ndryshoi dhe rezultati u përbys në 3:2 në favor të Galatasaray.
Me këto ndeshje shumë të mira u përbyll edhe kjo javë ku publiku u nda shumë i kënaqur me ate çka ofruan ekipet e tyre mbetet edhe një raund ku dotë përcaktohet edhe kampioni i viti 2015 e ku ne të gjithë i dëshirojmë shumë suksese.
Për Ligën
Halil Jashari
Prottes 2015
Edhe Gjyroja e pesë e radhës u përbyll me zhvillimin e ndeshjeve futbollistike në kuadër të kampionatit të gjashtë në Lshf A .
Ekipet që sollën vëmendjen e publikut me lojat dhe kualitetet e tyre si xhdoher pa marë parasysh rezultatet e takimeve ato edhe një her konfirmuan seriozitetin dhe gadishmërin e lartë për të qenë në nivelin e lojës.Kështu që me këto ekipe siç jan Fc Timi ,Presheva,Drenica ,Krenaria etj.që janë shembull pozitiv për të gjithë tjerët u përbyll edhe një raund i javës.
Pa dyshim se me lojën e tyre Fc Timi arriti që në konton e tyre të shënojnë edhe gjashtë pika shum të rëndësishme për të qenë kandidat kryesor për të u shpallur kampion i vitit 2015 duke dominuar ndaj ekipit të Fc Drenicës që më në fund me rezultatin 7:3 përbylli këtë takim,u zhvillua një ndeshje shum dinamike me aksione shum të mira nga të dya palët por në këtë rastë Fc Timi ishte në disa momente më me fat dhe kështu arriti fitoren e merituar.
Gjithsesi edhe ekipi Fc Drenica po me një lojë të nivelit shumë të lartë me aksione të shkëlqyera arriti që të mposht ekipin Presheva me një rezultat bindës 8:3 dhe edhe një herë u vërejte shumë pozitiv prezenca e lojtarit të njohur Nazmi Kiqina i cili me lojën e tijë bëri që kjo ndeshje të jet e shikueshme dhe kështu të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me një lojë të tillë
Ndërsa ekipi Presheva pas humbjes së kësaj ndeshje mllefin e tyre e përdorën kundër ekipit mëtë disciplinuar në këtë kampionat Krenaria ku me rezultatin e thellë 9:5 arritën që të përfitojnë edhe tre pikë në konton e tyre .Referimi ishte në nivelin e duhur dhe e gjitjë kjo len të hapur këtë kampionat deri në raundin e fundit të jet dramatik dhe me dryshime të mëdha .
Për Ligën
Halil Jashari