futbollishqip

Juni 042015
 

Java e tretë e kampionatit në Ligën Shqiptare të futbollit në Austri

Gjatë javës së tretë, të kampionatit të gjashtë, u zhvilluan ndeshje shumë cilësore, të cilat ishin shumë të mirëpritura nga shikuesit, që patën rastin të shohin kualitet dhe vlera shumë të larta sportive në terren.

Fc Timi -Shqiponja

Me të drejtë kjo ndeshje u llogarit si derbi i javës .

Pikërisht kjo, Fc Shqiponja Fc Timi, ishte ndeshja e cila edhe e hapi javën e tretë ndërmjet dy ekipeve shumë të përgatitura. Lojtarët e të dy ekipeve ishin të pa kompromis , zhvilluan një ndeshje me një ritëm shumë të lartë aksionesh të mrekullueshme, si nga njëra anë, po ashtu edhe nga tjetra, një ndeshje shembull, se si tregohet  vlera kultura por edhe aftësitë sportive, e gjitha kjo nuk ishte befasi, pasi  këto dy ekipe tani më kanë një traditë të mirësjelljes, respektit ndaj kundërshtarit, e gjithsesi  edhe respekti ndaj organeve të ligës. E gjithë kjo, në fund jep një kënaqësi  jashtëzakonisht të veçant për adhuruesit e sportit.Paskali

Kësaj radhe, fati ishte në anën e ekipit të Fc Shqiponjës, e cila arriti të mposhtë ekipin rival Fc Timin, me rezultatin përfundimtar 3:1, por prapëseprapë, ekipi Fc Timi është i renditur e para në tabelën e klasifikimit, falë ndeshjeve tjera, ku ka grumbulluar shumë fitore. Pra, kjo edhe më shumë e rritë interesin e shikueshmërisë,  ku pritet që deri në fund të kampionatit, të ketë ndeshje shumë të mira, që do të luftohet për të zënë një pozitë sa më të mirë në tabelën përfundimtare.

Edhe ndeshja e dytë e Fc Shqiponjes ishte e lehtë, pasi mposhti  ekipin Presheva me rezultin bindës 6:1, ku Fc Shqiponja arriti që në javën e tretë, të merr maksimumin e mundur të pikëve.

DSC06470Ndërsa Fc Timi,  gjatë ndeshjes së dytë, nuk u hament pas humbjes me Shqiponjën, dhe arriti që në ndeshjen e dytë, kundër ekipit Galatasaray, të merr tri pikë shumë të vlefshme, për të mbajtë kreun e tabelës. Ekipi Galatasary, siç shihet edhe nga rezultati, nuk arriti ta përballojë lojën e Fc Timit, dhe kështu loja u përbyll me një rezultat të lartë 8:0 për Fc Timin.

Edhe një ndeshje tjetër e zhvilluar në mes të KF Krenaria dhe Fc Drenica, ku përfundoi me fitoren bindëse 11:2 për kampionin e vitit 2014, por lojtarët e Krenarisë ishin shumë të kënaqur pasi arritën të shënojnë dy herë në portën e portjerit të Drenicës.

Për Ligën, Ekipi për Informim

Prottes 2015

 4. Juni 2015
Mai 292015
 

Raundi i radhës do të mbahet në PROTTES, në “Barbara Stadion”, ku do të zhvillohen ndeshjet e radhës të KAMPIONATIT 2015, në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

 

L1

 29. Mai 2015
Mai 232015
 

Java e dytë e futbollit në ligën shqiptare të futbollit në Austri   

                 përfundon me shum suksesëValmiri 2015

Një ditë shumë e përshtatshme për gara sportive në një fushë të mrekullueshme u mundësoj ekipeve garuese që ti zhvillojnë ndeshjet e raundit të tretë gjegjësisht të katërt  të kampionatit të gjashtë në futboll.

Ekipet  të eshtura për fitore kishin arritur me kohë si dhe me  shum  vullnet,  kështu që  dy ekipet e para filluan ndeshjen e tyre  duke treguar lojë shumë cilsore dhe dramatike.

Sipas planprogramit dhe sistemit të garave ndeshjet vazhduan rrjedhshmërin e tyre duke ofruar  kënaqsi për spektatorët , që me shum vëmendje po i ndjekin ekipet e tyre.Bish-Shqiponja

Sipas tabelës shifet qartë që dy ekipet Kf Struga si dhe Fc Timi nuk po e njohin humbjen, në katër ndeshje e para  këto ekipe regjistruan po aq fitore , kështu që me merit kryesojn  kreun e tabelës.Presheva -Krenaria

Por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që edhe ekipet tjera të bëjnë  befasira  të njejta në raundet e ardhëshme,e sidomos ekipi  Bish  Fc Shqiponja si dhe Vllazrimi  të cilët po i përcjellin kryesuesit e tabelës me sukses duke u treguar shum të sukseshme në garat e tyre ,sigurisht se edhe Presheva si debutante në kampionatin e gjashte por edhe Galatasary  janë ekipe që po shkëlqejnë në garat Ligës Shqiptare të futbollit,sa i përket Fc Drenica ende nuk ka arritur të konsulidohet pas dëmtimeve të lojtarëve kyq  por gjithsesi ojo dotë kthehet me rezultate pozitive ,në kërkim të lojës mëtë mir është edhe ekipi Krenaria ku pritet që në të ardhmen mos të jet kafshatë e letë për ekipet tjera.fc Timi

Edhe pjesa tjetër e organizimit në kuadër të lshf a ishte në nivelin e lart të kryerjes së detyrave të parapara sipas rregullores së Ligës,gjithsesi edhe referimi  pas analizave të bëra ka qen shumë i sukseshëm si dhe i pranueshëm për të gjitha ekipet .

Edhe java e radhës dotë jet  me shum interes pasi që ekipet dotë mundohen që sa më mirë të radhiten në tabelën e klasifikimit,e kjo na bën që të gjithë të interesuarit të jen të pranishëm për të përkrahur ekipet e tyre.

 

Raundi i trete

Për Ligën Ekipi teknik.

 23. Mai 2015
Suffusion theme