futbollishqip

Feb. 142015
 

Sipas Komisionit të Garave, lista në vazhdim parasheh orarin e zhvillimit të ndeshjeve, që do të zhvillohen në Turneun e Pavarësisë 2015, këtë të diel, më 15.02.2015, në Ternitz, afër Vjenës! Sipas vendimit të marrë, në mbledhjen e Kryesisë, gjatë fazës përgatitore për këtë Turnir, Komisioni i Garave sinjalozon orën 9:00 për fillimin e ndeshjes së parë të këtij Turneu tashmë TRADICIONAL, që po mbahet për nder të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Mysafir special, grupi i folklorit „Behari & Bekimi“ (tash emër të ri)!

Lista e orarit të ndeshjeve, të përpiluar nga Komisioni i Garave!

 

NDESHJET

Kurse në vazhdim planifikimi i ndeshjeve të mëtejme, pas kualifikimeve!

 

RRETHI I FUNDIT

Për melodi muzikore do të kujdeset grupi „Behari & Bekimi“ (tash emër të ri), të njohur nga pjesëmarrja e tyre në përfundimin e Kampionatit  të Futbollit 2014, gjatë Javës Kulturore Shqiptare të vitit të kaluar, por edhe me pjesëmarrjen e tyre aktive në manifestimin e PESËVJETORIT të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë një të diel të këndshme melodike dhe sportive!

Ekipi për informim

 14. Februar 2015
Feb. 142015
 

dy telat

 

Për melodi muzikore do të kujdeset grupi „Behari & Bekimi“ (tash emër të ri), të njohur nga pjesëmarrja e tyre në përfundimin e Kampionatit  të Futbollit 2014, gjatë Javës Kulturore Shqiptare të vitit të kaluar, por edhe me pjesëmarrjen e tyre aktive në manifestimin e PESËVJETORIT të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Grupi folklorik „“Behari & Bekimi““ janë mysafir special të ftuar në Turneun e Pavarësisë 2015, që këtë të diel, më 15.02.2015, tingujt e të cilëve do të dëgjohen në palestrën sportive në Ternitz!

Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë një të diel të këndshme melodike dhe sportive!

Ekipi për informim

 14. Februar 2015
Feb. 132015
 

ora

Sot, më 13.02, në orën 23:57, përfundon afati i rregullt, i paraqitjes së ekipeve, për pjesëmarrje në Turnirin e Pavarësisë 2015, që këtë vit do të mbahet në Ternitz! I falënderojmë të gjitha ekipet e paraqitura për pjesëmarrje, duke ju dëshiruar suksese në garën për më të mirin!

Ekipi për informim

 13. Februar 2015
Feb. 132015
 

17 shkurti

Ekipi i sapo paraqitur, që aplikoi përmes formularit elektronik në faqën e Ligës, është ekipi 17 SHKURTI! Sipas parashikimeve që kemi shkruar edhe më parë, pritet me të vërtetë një konkurrencë e fortë në këtë garë, pasi që tash për tash, askush nuk mund ta di rrjedhën e garave, se kush nga më të mirët do të mbetet në garën e madhe të finales!

Ekipit të posalajmëruar, 17 SHKURTI, i urojmë sukses në këtë garë!

Ekipi për informim!

 13. Februar 2015
Suffusion theme