futbollishqip

Mai 272014
 

 

                                Një ditë si në Vendëlindje!

Për Lshf A

Halil Jashari

 

 

 

Në një atmosferë jashtëzakonisht te veçantë në Prottes, më  25-05-2014 u zhvillua raundi i dytë në lsh f A, ku përpos kushteve të shkëlqyera atmosferike në fushën e gjelbërt u përballen ekipet me kualitete shum të larta sportive, e ku publiku i rrespektuar u nda shum i kënaqur me lojën e tyre.

Afim Zhitia merrë kreun e tabelës duke regjistruar një fitore kundër Galatasaray si dhe në derbin  kundër Kf Drenicës merë  vetëm një pikë.

Fc Timi  në këtë raund mer dy fitore të rëndësishme dhe kështu pozicionohet  në vendit e tretë me këtë po e tregon se është ekip që pesë vite ka qen ndër ma të mirat.

Pa dyshim se derbi i radhës u zhvilua ndermjet Kf Drenicës  dhe Bish ku edhe këtu nuk pati fitus, e këjo po tregon qartë se ky kampionat ka të bëj me shum ekipe të përgaditura mir që në mënyrë sportive të tregojnë kualitet dhe një herit ti japin kënaqsi publikut.

Paralel me zhvillimet e ndeshjeve të Lshf A,  në këtë fush të mrekullueshme që jepte ndjenjat se për një çast je në vendëlindje duke e parë at numër shum të madh të bashkëatdhetarëve tan u zhvilluan edhe ndeshjet e dy grupeve për nxënësit e shkollës shqipe që mësojnë mësim plotësues në gjuhën e tyre amtare, kjo pa dyshimse ishte një mini olimpiadë ku paralel ishin tre ndeshje për një kohë.

 


Ja edhe rezultatet dhe tabela:

 

 27. Mai 2014
Mai 252014
 

Në këtë çaste, ka filluar edhe TURNIRI I FUTBOLLIT i nxënësve të shkollave shqipe në Austri, poashtu në PROTTES, ku është një atmosferë sportive dhe një ambient familjar.

Hapjen zyrtare e bëri KONZULLI i Republikës së Kosëvës, z. Lladrovci, ku në fjalën e tij përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe shprehu përkrahje institucionale në të gjitha aktivitetet e komunitetit shqiptar, dhe njëherit përgëzoi edhe Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri për punën dhe suksesit shumëvjeçar.

Edhe kryetari i shoqatës AFRIM ZHITIA përshëndeti të pranishmit, falënderoi për pjesmarrje, dhe uroj suksese ekipeve garuese.

 25. Mai 2014
Mai 252014
 

Sot, në BARBARA STADION në PROTTES, po luhen ndeshjet e RAUNDIT TË DYTË të KAMPIONATIT 2014, që u penguan nga shiu i madh javën që shkoi.

Moti është i përshtatshëm dhe ambienti për mrekulli.

Lajmet e ditës i gjeni në linkun LIVE.

Suksese dhe një ditë të mbarë ju uron

Kryesia e Ligës

 25. Mai 2014
Mai 222014
 

Njoftojmë të gjitha ekipet dhe pjestarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjithë sportdashësit dhe adhuruesit e sportit, se RAUNDI I DYTË i ndeshjeve të KAMPIONATIT 2014, do të mbahet më 25.05 në BARBARA STADION në PROTTES, që nga ora 9:00.

Dje, më 22.05 në Gensendorf, në takimin e dy kryesive, kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe kryesisë së Shoqatës „Afrim Zhitia“, u dha pëlqimi dhe u mor vendimi, që RAUNDI I DYTË i Ligës së Futbollit i penguar nga shiu i madh javën e kaluar, të mbahet krah për krah me Turnirin Tradicional të Futbollit për nxënësit e ciklit të lartë dhe të ulët, të organizuar nga Shoqata Kulturo-Sportive „Afrim Zhitia“.

Vendi ku do të mbahen garat, BARBARA STADION 2242 PROTTES, ka kapacitete të mjaftueshme për mbajtjen e këtyre dy aktiviteteve sportive, prandaj besojmë që ky bashkëpunim do të sjellë rezultate edhe më të mirë këtë të diel.

Duke ju uruar të kaloni sa më mirë, në këtë ditë festive ku do të ketë edhe kuzhinë shqiptare, ftojmë pjesmarrjen e të gjithë komunitetit tonë dhe dashamirëve tjerë për një shijim të kësaj dite me vlerë.

Ekipet e Ligës lusim të jenë aty që në orën 9:00!

Kryesia e Ligës

 22. Mai 2014
Suffusion theme