Takimi i radhës, i përaqësuesëve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, është më 18.10.2014, duke filluar në orën 20:30, në selinë e Ligës, në Rögergasse 16, 1090 Vjenë.
Videomaterial nga TV HANA, ekipi televiziv i së cilit na vizitoi dhe ndoqi të gjitha aktivitet sportive të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri gjatë Javës Kulturore Shqiptare të këtij viti.
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron të gjithë besimtarët shqipëtarë musliman me dëshirat më të mira, paqe, begati, lumturi si dhe përqafim të vlerave njerëzore të mbretërojë dashuria, toleranca dhe mirëkuptimi mes pjestarëve të kombit tonë dhe të gjithë popujve të botës!
Urojmë që kjo festë të shërbejë për të treguar shpirtin tonë human, për t’u dalë në ndihmë të gjithë njerëzve që kanë nevojë për dorën e ndihmës dhe për të forcuar besimin te njëri -tjetri!
Me rrespekt
Kryesia e LSHFA-së
Për të pestën herë me radhë, me sukses përfunduan garat e Kampionatit to Futbollit për vitin 2014. Këtë vit, me plot meritë dhe me një angazhim të madh që treguan në garat për të qenë kryesues i tabelës, KF DRENICA u shpall KAMPIONI 2014 i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Radhitja zyrtare pas përfundimit të Kampionatit është kjo:
Kampioni 2014 – KF DRENICA
Nënkampioni 2014 – FC TIMI
Vendi i tretë – Afrim Zhitia
Ndërsa për garat e zvilluara për FAIR PLAY, u shpërbly ekipi KF KRENARIA, që kaluan garat pa marrë asnjë karton në tërë Kampionatin.
Për detajet e përfundimit të Kampionatit, ju njoftojmë pas përgatitjes së materialit, pasi që do të njoftojmë edhe për rrjedhën e ceremonisë zyrtare të përmbylljes së Javës Kulturore Shqipe në Austri.
Në PROTTES, në „BARBARA STADION“, përmbyllet Kampionati i Futbollit 2014, me shpalljen e KAMPIONIT të pestë(5-të) me radhë, që nga themelimi i Ligës Shqiptare të Futbolit në Austri.
Pas përmbylljes së KAMPIONATIT, në vazhdim fillon PROGRAMI I PËRMBYLLJES SË JAVËS KULTURORE SHQIPTARE, ku priten befasi në prezantimin e programit para publikut. Të ftuar janë zyrtarë nga Austria, Kosova, Maqedonia, dhe shumë aktivistë dhe veprimtarë, që kontribuojnë në prezantimin dhe mbajtjen e vlerave tona.
Programi i Ligës fillon nga ora 9:00 deri në 12:30.Ku edhe shpallet ekipi KAMPIONI 2014 për këtë vit.
Kurse nga ora 12:20 deri në orën 16:00 është Programi i Këshillit Koordinues për përmbylljen festive të Javës Kulturore Shqiptare.