Jan. 192014
 

Në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë), këtë të shtunë, u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Ligës. Ky takim shënon takimin e parë për këtë vit, ku njëherit zyrtarisht u shënua fillimi i përgatitjeve për garat e vitin 2014 në kuadër të kësaj Lige.

Të pranishëm në këtë takim ishin poashtu edhe përfaqësues nga Referët, Komisioni i Garave, Komisioni  Disiplinorë por edhe Përfaqësues të Ekipeve që garojnë në kuadër të Ligës Shqiqptare të Futbollit në Austri.

Të gjitha grupet punuese dhe pjesëmarrësit në këtë takimi premtuan përkrahje edhe në të ardhmen për këtë Ligë. U diskutuan dhe u vlerësuan poashtu edhe takimet dhe bashkëpunimet me grupe të tjera edhe jasht Lige, por edhe përkrahjet e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga sot filloj paraqitja e ekive të futbollit pjesëmarrëse në garat që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Ekipet e para tashmë janë paraqitë, ndërsa ekipet tjera të interesuara mirëpriten të paraqiten. Befasi do të ketë edhe këtë vit me ekipe të reja të futbollit që kanë shprehë dëshirën që forcat e tyre sportive ti dëshmojnë në garat për Kampion dhe për Kupë gjatë KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT 2014.

Nga Kryesia

Vjenë, 18.01.2014

 19. Januar 2014
Jan. 152014
 
Takim i Radhës !

            Takimi i radhës i kryesisë së Lshf A dotë mbahet 18.01 2014 në selin e saj në Vjenë. Ora e takimit 18 00.  

[...lexo më shumë...]
 15. Januar 2014
Nov. 032013
 
Kupa Shqiptare

         Liga Shqiptare e Futbollit ne AustriNe nje ambient jashtzakonisht te pershtatshem u mbajte per here te pare Kupa Shqiptare e Futbollit ne Austri  nen organizimin e Liges Shqiptare te

[...lexo më shumë...]
 3. November 2013
Okt. 212013
 
Kupa Shqiptare

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri organizon turneun “Kupa Shqiptare 2013“ Austri         Turniri është i hapur pët të gjithë dhe pjesmarrja është 100,- Euro, ekipet që

[...lexo më shumë...]
 21. Oktober 2013
Suffusion theme