Shtohet numri i ekipeve pjesëmarrëse në KAMPIONATIN 2019, mbeten vetëm edhe pak vende të lira!
Në takimin e kryesisë, të së shtunës, pos ristrukturimit të anëtarëve të kryesisë, u shqyrtuan edhe planet e përgatitjeve në prag të fillimit të KAMPIONATIT 2019, që tashmë është i 10-ti në radhë, në të cilin, sipas kontakteve me ekipet e interesuara, do të ketë konkurencë të madhe, pasi që numri për pjesëmarrje në kampionit e futbollit është i kufizuar!
Sipas njoftimeve që u shpalosen në takimin e kryesisë, deri më tash, interesimin e shprehen 15 ekipe, por sipas sistemit dhe rregulloreve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, paraqitjen mirren parasysh sipas radhitjes së paraqitjeve. Ekipet që paraqiten në afatin e duhur kohor, dhe që po ashtu kryejnë obligimet sipas kushteve që parasheh Liga Shqiptare, do të marrin pjesë si ekipe të rregullta në KAMPIONATIN 2019.
Lista e ekipeve pjesëmarrëse, që në radhë të parë kryesohet nga Kampioni 2018, Nënkampioni 2018, dhe Kampioni i viteve 2015&2017, si dhe nga ekipet tashmë veterane në Ligën Shqiptare, sipas njoftimeve që ka kryesia, do të freskohet edhe me ekipe të reja, që do të shtojnë konkurencën për KAMPIONATIN JUBILAR 2019!
Derimë tash, në listën e ekipeve të paraqitura dhe të konfirmuara nga kryesia, janë:
- Besiana (Kampioni 2018)
- Timi (Kampioni 2015 & 2017, Nënkampioni 2013/2014)
- Albania (Nënkampioni 2018)
- Besiana 2
- Krenaria
- Kërçova (Kampioni 2016)
Në listën e pritjeve për konfirmim janë:
- Kumanova
- Deçani
- Luani
- Usaj
- Afrim Zhitia
Ndërsa në listën e ekipeve të interesuara janë edhe 4 ekipet të tjera, të cilat pritet që së shpejti do të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre!
Sipas vendimeve të marra në takimin e kryesisë dhe ristrukturimeve, në takimin që do të mbahet me përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrje në Kampionatin 2019, i cili do të caktohet së shpejti, ekipet e reja do të njoftohen për procesin e zhvillimit të kampionatit, si dhe me rregulloret dhe mbarëvajtjen e garave, kurse ekipet tashmë veterena do të freskojnë informatat e tyre.
Vjena do të jetë qyteti ku do të zhvillohen garat e Kampionit 2019, i cili shënon edhe VITIN JUBILAR, në të cilin edhe do të shënohet 10 VJETORI i themelimit dhe i punës së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Në lidhje me përgatitjet e kremtimin të 10-vjetorit, sipas kryesisë, do të themelohet edhe grupi i punës, i cili do të merret me çështjet organizative për këtë jubile.
Takimi i radhës me ekipet, të cilat do të ftohen për pjesëmarrje, do të publikohet pas caktimit të datës nga kryesia!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)