Për të pestën herë me radhë, me sukses përfunduan garat e Kampionatit to Futbollit për vitin 2014. Këtë vit, me plot meritë dhe me një angazhim të madh që treguan në garat për të qenë kryesues i tabelës, KF DRENICA u shpall KAMPIONI 2014 i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Radhitja zyrtare pas përfundimit të Kampionatit është kjo:
Kampioni 2014 – KF DRENICA
Nënkampioni 2014 – FC TIMI
Vendi i tretë – Afrim Zhitia
Ndërsa për garat e zvilluara për FAIR PLAY, u shpërbly ekipi KF KRENARIA, që kaluan garat pa marrë asnjë karton në tërë Kampionatin.
Për detajet e përfundimit të Kampionatit, ju njoftojmë pas përgatitjes së materialit, pasi që do të njoftojmë edhe për rrjedhën e ceremonisë zyrtare të përmbylljes së Javës Kulturore Shqipe në Austri.