Mai 162022
 

Përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm TURNEU „TALENTËT T DIASPORËS“, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, që parashihej si bashkëpunim me Ministinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës e Kosovës, në të cilin morën pjesë 16 ekipe shqiptare, sikur që ishte parapa nga kryesia e ligës edhe gjatë planit.

Ekipeve që u lajmëruan me vonesë, ju kërkojmë falje, por respektimi i afatit që kishte caktuar kryesia u përfill nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe u arrit maksimumi i planifikuar!
Ju urojmë fat herave të tjera!

Gjatë ndeshjeve futbollistike kishte shumë ndeshje me cilësi jashtëzakonisht të lartë, lojtarë me përgatitje të lartë profesionale, që publiku dhe anëtarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri u kënaqën me rezultatet dhe sukseset e arritura! Triumfoi ekipi i futbollit VELESHTA, fitues!

Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë, ata që ndihmuan secili në mënyra të ndryeshme, sposorët, dhe ata që dëshiruan të marrin pjesë e që u lajmëruan për vonesë!

Dje, ditë e Diel, më 15.05.2022, të gjithë ishim një, të gjithë ishim DIASPORË, të gjithë ishim shqiptarë!

Materiali dhe detajet e tjera i publikojmë pas përgatitjes së materialit!

I falënderojmë edhe një herë të gjithë, për kënaqësinë e të gjtihëve!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 

 16. Mai 2022
Suffusion theme