Sep 132019
 

Përfundoi takimi i kryesisë, në të cilin u morën disa vendime për mbarëvajtjen e tri (3) aktiviteteve që do të realizohen deri në fund të vitit.

  • Përfundimi i Kampionatit 2019 (06.10.2019),
  • Manifestimi i 10-vjetorit të themelimit të Ligës Shqiptare (20.10.2019),
  • Garat e Kupës së Diasporës (24.11.2019).

Kryesia_Liga_Shqiptare_AUSTRI_13-09-2019

Edhe pse të gjitha aktivitetet janë të rëndësishme në vetvete, vendimet e marra janë të natyrës vendim marrëse që rregullojnë planifikimin dhe realizimin e tyre.

Përmbyllja e Kampionati 2019 – ndeshjet e fundit kampionale

Më 06.10.2019 vazhdojnë ndeshjet e fundit kampionale, në të cilën ditë do të caktohet përfundimisht dhe në mënyrë solemne do të shpallet edhe ekipi KAMPIONI 2019, si dha do të bëhet shpërndarja e kupave, medaljeve dhe e shpërblimeve, me traditën që ka liga, tash e dhjetë vjet.

Ftojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, që ditën e diel, më 06.10.2019, të paraqiten në fushë në orën 09:30, Sportring 16, 2214 Auerthal!

NJOFTIM – LUHET JASHT – NË FUSHË ME BARI NATYROR

Ndeshjet e fundit për këtë kampionat janë:

Kliko HARTËN për Google Maps

Lifa Shqiptare - xhiroja 2 - HARTA Auersthal

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
DATA: 06.10.2019 (e diel)
ADRESA: Sportring 16, 2214 Auersthal
ORA PËR EKIPET: 09:30
TERENI: Jasht – Fushë futbolli
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

Të gjithëve ju urojmë një ditë të mbarë sportive dhe suksese në ndeshjet e fundit të  KAMPIONATIT të 10-të!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 13. September 2019
Suffusion theme