Jul 092023
 

Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,

në sezonin pranverorë filluam me aktivitetin e Turneut, kurse në veçanti këtë vit, me rastin e disa festave të njëpasnjëshme, aktivitetet janë shtyrë për në vjeshtë. Tash, muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore.

Ne si pjesë e „diasporës“ këtë kohë e shfrytëzojmë për vizita familjare dhe për pushime, ashtu sipas interesit dhe dëshirës. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur!

Shpresojmë që në sezonin vjeshtor të takohemi të gjithë, shëndosh e mirë, në aktivitetet që ishin të parapara!

Verë të mbarë ju uron
Ekipi për informim i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (A.J.)

 9. Juli 2023
Suffusion theme