Videomaterial nga TV HANA, ekipi televiziv i së cilit na vizitoi dhe ndoqi të gjitha aktivitet sportive të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri gjatë Javës Kulturore Shqiptare të këtij viti.
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri
Me rastin e Festës së Kurban Bajramit Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron të gjithë besimtarët shqipëtarë musliman me dëshirat më të mira, paqe, begati, lumturi si dhe përqafim të vlerave njerëzore të mbretërojë dashuria, toleranca dhe mirëkuptimi mes pjestarëve të kombit tonë dhe të gjithë popujve të botës!
Urojmë që kjo festë të shërbejë për të treguar shpirtin tonë human, për t’u dalë në ndihmë të gjithë njerëzve që kanë nevojë për dorën e ndihmës dhe për të forcuar besimin te njëri -tjetri!
Me rrespekt
Kryesia e LSHFA-së
Për të pestën herë me radhë, me sukses përfunduan garat e Kampionatit to Futbollit për vitin 2014. Këtë vit, me plot meritë dhe me një angazhim të madh që treguan në garat për të qenë kryesues i tabelës, KF DRENICA u shpall KAMPIONI 2014 i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
Radhitja zyrtare pas përfundimit të Kampionatit është kjo:
Kampioni 2014 – KF DRENICA
Nënkampioni 2014 – FC TIMI
Vendi i tretë – Afrim Zhitia
Ndërsa për garat e zvilluara për FAIR PLAY, u shpërbly ekipi KF KRENARIA, që kaluan garat pa marrë asnjë karton në tërë Kampionatin.
Për detajet e përfundimit të Kampionatit, ju njoftojmë pas përgatitjes së materialit, pasi që do të njoftojmë edhe për rrjedhën e ceremonisë zyrtare të përmbylljes së Javës Kulturore Shqipe në Austri.
Në PROTTES, në „BARBARA STADION“, përmbyllet Kampionati i Futbollit 2014, me shpalljen e KAMPIONIT të pestë(5-të) me radhë, që nga themelimi i Ligës Shqiptare të Futbolit në Austri.
Pas përmbylljes së KAMPIONATIT, në vazhdim fillon PROGRAMI I PËRMBYLLJES SË JAVËS KULTURORE SHQIPTARE, ku priten befasi në prezantimin e programit para publikut. Të ftuar janë zyrtarë nga Austria, Kosova, Maqedonia, dhe shumë aktivistë dhe veprimtarë, që kontribuojnë në prezantimin dhe mbajtjen e vlerave tona.
Programi i Ligës fillon nga ora 9:00 deri në 12:30.Ku edhe shpallet ekipi KAMPIONI 2014 për këtë vit.
Kurse nga ora 12:20 deri në orën 16:00 është Programi i Këshillit Koordinues për përmbylljen festive të Javës Kulturore Shqiptare.
Prottes
Rëndësia e dyfishtë e datës 28.09, këtë të diel, ku pos përmbylljes festive të JAVËS KULTURORE SHQIPTARE, që do të shënohet me një program të veçantë të përgatitur për këtë ditë, edhe LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT shënon përmbylljen e Kampionat 2014 të futbollit, që tashmë është viti i pestë me radhë, ku që nga viti 2010 kjo Ligë organizon vit pët vit Kampionatin e Futbollit me sistem pikësh.
Përveç Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në kuadër të Javës Kulturore, në program janë edhe Shoqata Bëmirëse „Ilirët“, ekipet e Ligës që në mënyrë të veçantë sjellin programin e tyre „FC Timi“ dhe „KF Krenaria“, ku pos të tjerash pritet edhe një lojë befasie me karakter dëfrues të përgatitur enkas për publikun.
Interesi për mbajtjen e garave për KUPËN SHQIPTARE është shumë i madh, dhe për shkak të programit të ngjeshur ende nuk është vendosë nga Kryesia e Ligës, por nëse kjo garë zhvillohet në këtë ditë, do të informojmë me kohë.