Apr 072018
 

Sot, në orët e vona, përfundoi takimi i paraparë i kryesisë së bashku me ekipet garuese në KAMPIONATIN 2018!

Në këtë takim ishin pjesëmarrës pothuajse gati të gjithë përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse në kampionat, organet e Ligës Shqiptare, përfaqësuesit e referëve, komisionet dhe ekipet punuese që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe anëtarët e kryesisë.

Ekipet e reja dhe ato veterane u mirëpritën dhe u informuan me rrjedhën e garave kampionale, me rregullat e lojës, të parapara për gara në ligë. Para tyre u prezantua edhe plani i ndeshjeve dhe i xhirove, i parapërgaditur nga ekipi teknik dhe komisioni i garave, si dhe datat e sakta në të cilat do të mbahen ndeshjet kampionale. Data më me rëndësi është 15.04.2018, në të cilën zyrtarisht shpallet i hapur Kampionati 2018 në Futboll, që organizohet për të nëntën herë, që nga viti 2010 radhazi, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Pas fjalës përshëndetëse dhe mirëpritjen e ekipeve në kampionatin e sivjem, të pranishmëve iu prezantua edhe Kupa e Fituesit, që trashëgohet që nga themelimi i Ligës Shqiptare, në vitin 2010, dhe vazhdon edhe në ditët e sotme.

Sipas traditës, Kampioni i vitit paraprak, që vitin e kaluar ishte ekipi FC TIMI, Kupa Përcjellëse ju prezantohet të pranishmëve dhe pjesëmarrësve të rinjë, si dhe njoftohen më në detaje edhe me menyrën e shpërblimeve në fund të kampionateve, që në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, që nga fillimi, shpërblehen pa u kursyer meritorët dhe fituesit, sipas rregullave të caktuara dhe të parapara me protokol.

Shtimi i numrit të ekipeve garuese, dhe interesimi i aktivistëve dhe grupeve të reja, shton edhe punën që pritet të realizohet gjatë vitit, ku gjatë kampionatit do të luhet gjithsej 72 ndeshje kampionale, nga 9 ekipe garuese. Secili ekip do të ketë nga 16 ndeshje, të ndara në dy sezone garuese, ashtu sikur që parashihet edhe në kampionatet tjera mbarë botës.

Ekipet e reja u njoftuan se fituesit klasifikohen me sistem pikësh dhe në fund të kampionatit shpallet kampioni i vitit, në mënyrë tradicionale dhe festive, së bashku me meritorët e tjerë për rezultatet e arritura gjatë vitit kampional.

Në orët e vona të mbrëmjes, pas shqyrtimit të të gjitha pikave, sipas rendit të ditës, dhe po ashtu i pikave të ndryeshme, që u diskutuan dhe u shqyrtuan së bashku, dhe pas informimit të detajuar të rregullave, sistemit të garave dhe kodit të fanelave dhe mbathjeve sportive, takimi i shpall i mbyllur.

Ekipeve garuese, si çdo herë, ju urojmë suksese për pjesëmarrje në kampionat dhe presim ndeshje sa më sportive dhe fair play, sikur që jemi mësuar të shohim tashmë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim (A.J)

 7. April 2018
Apr 052018
 

Ftohen të gjitha ekipet garuese, të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha organet e Ligës Shqiptare, referët, komisionet dhe ekipet punuese, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, në takimin e radhës, më 07.04.2018, në orën 18:30, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.

Në këtë takim do të vendoset gjithçka për rrjedhën e kampionatit 2018, ku më në detaje do të njoftohen ekipet garuese në Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 5. April 2018
Mrz 302018
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve të krishterë, ua uron Pashkët, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! URIME PASHKËT!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

 30. März 2018
Mrz 232018
 

Të nderuar sportdashës,

për arsye të interesit nga shumë ekipe tjera, më 15.04.2018, në Vjenë, në fushat e „ANKER BROT“, do të mbahet TURNIR NË FUTBOLL, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Paraqitja e ekipeve mund të bëhet qysh tash!

Paraqitja ONLINE bëhet -> këtu!
Me E-MAIL -> këtu!
Ose te ndonjë anëtarë i Kryesisë së Ligës Shqiptare!

Së shpejti ju njoftojmë për informata të reja!

Ekipi për informim!

 23. März 2018
Suffusion theme