Dez 242022
 

Urime 2023

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ju uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndrrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.

vitin 2023!

Urojmë së bashku „Urime dhe suksese“!
Ekipi për informim (A.J.)

 24. Dezember 2022
Dez 122022
 

Me rastin e ndarjes nga jeta e Rifat Buzukut, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Buzuku!

Rifati ishte një gazetar si dhe një atdhetar i çmuar, që nga vitet e më hershme, kur bisedohej për bashkimin e shoqatave e organizimeve tjera këtu ne Austri, por gjithsesi ishte edhe në mesin e atyre që përcillnin aktivitetet e Ligës Shqiptare.

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim
Teksti: Halil Jashari

 

 

 12. Dezember 2022
Dez 092022
 

Pëmbyllen aktivitetet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, për vitin 2022!

Në takimin e sotëm, kryesia e Ligës Shqiptare bëri një pasqyrë të përgjithshme të vitit që po kalon, duke shtjelluar po ashtu vazhdimin e aktiviteteve për vitin 2023, duke caktuar edhe datën e parë për aktivitetin që do të mbahet në vitin që po vjen.

Pos planifikimeve dhe shqyrtimit të temave, si bashkëpunimet me shoqatat tjera dhe institucionet shtetërore, u theksua vlerësimi i aktiviteteve të Ligës Shqiptare nga bashkëpunuesit dhe organet përkatëse, ku me këtë rast Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, gjegjësisht kryesia, shprehet mirënjohëse për bashkëpunimet e suksesshme të realizuara deri më tash!

Po ashtu, falënderime dhe mirënjohje kishte edhe për aktivistët e ngushtë të kryesisë, të cilët në bashkëpunim me kryesinë mbështesin aktivetet sportive dhe kulturore, të organizuara nga Liga Shqiptare!

Sponsorëve dhe mbështetësve të ligës, që në mënyra të ndryeshme ndihmojnë dhe ndikojnë me forcat e tyre në realizimin e qëllimeve, mirënjohje dhe falënderim, me shpresë të bashkëpunimeve edhe më të gjata!

Ekipeve sportive dhe sportistëve, që marrin pjesë në vazhdimësi, por edhe ato që shpehin dëshirën për pjesëmarrje në aktivitetet e Ligës Shqiptare, kjo ligë u është mirënjohëse dhe falënderuese, duke mbajtur gjithmonë hapur derën e bashkëpunimeve edhe në të ardhmen!

Falënderim të gjithëve që ndihmuan dhe ndihmojnë, në forma të ndryshme, për realizimin e sukseseve tona të përbashkëta, me shpresë që kjo, tashmë traditë 13 vjeçare, të vazhdojë edhe më tej!

Aktiviteti i ardhshëm do të jetë në vitin tjetër, më datën 19.02.2023, E DIEL, ku fillohen aktivitet për vitin që vjen me turneun tradicional – TURNEUN E PAVARËSISË!

Takimi i radhës i kryesisë është caktuar të mbahet më datën 15.01.2023!

Ju urojmë të gjithëve FESTA TË BUKURA TË FUNDVITIT!

Deri në vitin e ardhshëm, në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 9. Dezember 2022
Dez 082022
 

Duke filluar nga ora 11:00, kryesia e Ligës Shqiptare të Futboillit në Austri, mbajti takimin e caktuar më parë, në të cilin u diskutuan planet vjetore dhe përmbyllja e aktiviteteve për këtë vit!

Pas përgatitjes së materialit, pason informim!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 8. Dezember 2022
Dez 072022
 

Më datën 08.12.2022, është caktuar të mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, duke filluar nga ora 11:00, në të cilën do të shqyrtohen planetr vjetore dhe po ashtu përmbyllja e aktiviteteve të vitit që po kalon.

Në takim ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 7. Dezember 2022
Suffusion theme