Dez 222023
 

 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ju uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshi, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndrrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.

Me rastin e festave të fundvitit, Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri ju uron të gjithëve një fundvit të qetë e të rehatshëm dhe çdo të mirë në vitin 2024, me shpresë për ditë më të mira!

Urojmë së bashku „Urime dhe suksese“!
Ekipi për informim (A.J.)

 

 22. Dezember 2023
Nov 272023
 

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, urojmë të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, festën e 28 Nëntorit, me shpresën për një të ardhme edhe më të mirë!

Të gjithë bashkatdhetarëve ju urojmë të kaloni sa më mirë nëpër organizimet që mbahen për këtë festë anekënd botës!

URIME!

Ekipi për informim (A.J.)

 27. November 2023
Nov 202023
 

FC TIMI fitues në TURNEUN E NËNTORIT, që u mbajt më 19.11.2023, që tashmë tradicionalisht organozohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ishte një spektakël i madh, me muzikë e valle, si dhe me një nivel shumë të lartë sportiv, që zgjati deri në orën 19:48, ku edhe përfundoi shpërndarja e kupave, medaljeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve të tjera e të shumta!

Në këtë manifestim sportiv e kulturorë, pos të ftuarëve të tjerë, i pranishëm ishte edh epërfaqësuesi zyrtar i Ambasadës së Republikës së Kosovës, Z. Albinot Bimbashi , i cili në fjalën e rastit foli para të gjtihë sportistëve dhe para të pranishmëve.

Kulmi i turneut, ku morën pjesë 16 ekipe, me sistemin 4×4, ishte finalja, pasi ndeshja ishte pothuajse e paparë deri më tash, kur kishim rastin të shohim kthim të rezultatit disa herë gjatë ndeshjes! Në pjesën e dytë, vetëm pak minuta para përfundimit, FC TIMI (Timi Trans) arriti të vulosë fatin me dy gola epërsi! Vlenë të shtohet, se që të dy finalistët u takuan qysh gjatë ndeshjeve  kualifikuese në mes veti, pasi që ishin në të njëjtin grup, në grupin C, dhe ishin përballë edhe më parë në ndeshjen që kish mes veti!

Falënderojmë të gjithë sportistët, të gjithë pjesmarrësit, shikuesit e shumtë, vajzat, motrat e nënat që ishin së bashku me ne, falënderojmë sponsorën si dhe të gjithë aktivistët që ndihmuan në realizimin e turneut!

Fotot nga Turneu do të publikohen pas marrjes dhe përpunimit të materialit!

 

Në emër të kryeisë
ekipi për informim (A.J.)

 

 20. November 2023
Nov 132023
 

Gjithçka sipas planifikimeve, arrihet numri maksmal i ekipeve pjesëmarrëse në Turneun Tradicional të Pavarësisë, që organizohet për nder të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

16 ekipe marrin pjesë, pasi të gjitha kryen obligimet në afatin kohor, të cilin e kishte caktuar kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipet do të garojnë në katër (4) grupe, mandej dy më të mirat kualifikohen dhe vazhdojnë garat për më të mirin e turneut.

Lusim ekipetnë orën 9:30, të paraqiten te organet e Ligës, kurse në orën 10:00 fillon ndeshja e parë!

Turneu Tradicional në futboll, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri për nder të përvjertorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është caktuar të mbahet më 19.11.2023, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë fat dhe presim ndeshje të mira sportive dhe lojë fair-play!

Në emër të kryesisë
ekipi për informim (A.J.)

 

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

 

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNEU – SALLA  (google maps)

 13. November 2023
Okt 102023
 

 

„TURNEU I NËNTORIT“ NË FUTBOLL – VJENË – 19.11.2023

 

Turneu Tradicional në futboll, që të organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri për nder të përvjertorit të Pavarësisë së Shqipërisë, është caktuar të mbahet më 19.11.2023, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Pjesëmarrja për ekipet është 150€

Paraqitja e ekipeve përmes telefonit:

Pagesa mund të bëhet te anëtarët e lartëpërmendur, si dhe përmes pagesës në konton e Ligës Shqiptare!

Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri

  • – Banka: MARCHFELDER BANK
  • – BIC: MVOGAT22XXX
  • – IBAN: AT074211045492830000

 

Ndeshjet e para pritet të fillojnë  në orën 9:30, prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë rreth orës 9:00 në sallën ku do të mbahet turneu!

Përfaqësuesit e ekipeve DUHET të jenë në orën 9:00!

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

PLLAKATI I TURNEUT 11/2023

Ju urojmë suksese në gara dhe lojë fair play!

 

Përshkrimi i rrugës, PARKINGU për AUTOMJETE dhe SALLA E TURNIRIT, janë në google maps!

AUTO (PKW) PARKING / NAVIGATION: klick

TURNEU – SALLA  (google maps)

 10. Oktober 2023
Suffusion theme