Nov 172019
 

 

Luten e kipet e interesuara që të përfundojnë obligimet për pjesëmarrje në turneun në futboll „GARAT E KUPËS“, që mbahet më datën 24.11.2019, në Vjenë, pasi që jemi afër përfundimit të afatit për konkurim! Vetëm ekipet që kryejnë obligimin, do të jenë ekipe garuese në këtë turne. Numri maksimal i ekipeve pjesëmarrëse do të jetë 16 ekipe dhe ky numër NUK do të rritet në 20 sikurse në turneun në vitin që shkoj!

Sipas vendimit të kryesisë, në takimin e sotëm, ekipet do të garojnë në katër grupe, ku pas ndeshjeve grupore do të kalojnë në fazën eliminuese. Faza eliminuese e ngushton rrethin e ekipeve që tregojnë sukses, dhe me eliminime do të shkohet deri në finale! Fituesi shpallet FITUES I GARAVE TË KUPËS për vitin 2019 dhe fiton shpërblimin e caktuar për këtë rast!

Falënderojmë Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës për mbështetje dhe bashkëpunim!  Ministria e Diasporës do të ketë edhe përfaqësues në këtë turne dhe do të ketë shpërblime edhe nga ana e Ministrisë, për ekipet fituese.

Shpërblehen katër vendet e para, me medalje dhe kupa, futbollisti/lojtari, portieri më i mirë, dhe shpërblime tjera, sipas traditave në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipeve që do të jenë pjesëmarrëse ju urojmë suksese dhe ndeshje fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 17. November 2019
Suffusion theme