Jun 192018
 

Të nderuar sportdashës,

ju njoftojmë se më datën 24.06.2018, duke filluar nga ora 10:00, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri dhe Shoqata e Mësuesve Shqiptarë në Austri, së bashku organizojnë ditën sportive, ku do të luhet NDEHSJEN KAMPIONALE 2018 – RAUNDI I RADHËS, dhe krahas tyre do të ketë edhe TURNIR NË FUTBOLL – PËR NXËNËS!

Ky bashkëpunim është sipas takimit të mbajtur më 31.05.2018, në mes të këtyre dy shoqatave shqiptare, të cilat tash e sa vite bashkëpunojnë së bashku!

RAUNDI I RADHËS – KAMPIONATI 2018 (Liga Shqiptare)

Ndeshjet e radhës do të publikohen nesër, ditën e MËRKURË, më 20.06.2018, me radhitjen e planit sipas kamisionit të garave të Ligës Shqiptare dhe orari i parashikuar i ndeshjeve!

TURNIRI NË FUTBOLL – PËR FËMIJË (Shoqata e Mësuesve)

Turniri për fëmijë parashihet të fillojë nga ora 10:00, deri në përfundim! Radhitja e ndeshjeve dhe mbarëvajtja e turnirit, bëhet në koordinim me ekipet e punës të Ligës Shqiptare të Fubtbollit në Austri!

KUZHINA

Si gjithmonë deri më tash, do të kemi kuzhinë, me befasitë që do të përgatisë mjeshtri ynë Mexhidi!

Ju urojmë një ditë të këndshme sportive, me grupmosha të ndryeshme dhe ambient familjar!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 19. Juni 2018
Suffusion theme