Për LSHFA/në Vjenë me 20.02.2014
Januz Saliuka
Për LSHFA/në Vjenë me 20.02.2014
Januz Saliuka
që nga sot, Klubi Futbollistik KRENARIA i bashkangjitet Ligës sonë në garat e vitit 2014.
Ky ekip i ri tashmë edhe ka kryer transferin e parë të obligimeve në konton e bankës zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, gjë kjo që e zyrtarizon pjesmarrjen e këtij ekipi në garat për Kampion të vitit 2014 dhe poashtu edhe në garat për Kupën e Ligës.
Duke i uruar të gjithë anëtarët e ekipit KF KRENARIA për shprehjen e dëshirës së tyre që të na bashkohen, i falënderojmë për pjesëmarrje dhe na mbetet të shpresojmë që edhe ne të krenohemi me ta.
Urime dhe suksese në garat e Ligës sonë!
Vjenë – Austri me 8.02.2014 Protokol nga takimin i LSHFA/së
Fjalen përshëndetëse dhe hapjen e takim bëri sekretari i LSHFA/së kurse të pranishmit i përshendeti kryetari i liges z. Qani Sulejmani njiherit i falënderoi për pjesmarrjen në takim. Të pranishën ishin kryesie e gjërë, ekipe, komisionet, sponzorët dhe referët. Thema; diskutimi rreth kampionatit të LSHFA/së 2014, kurse si pika të veqanta ishin:
Si pikë e veqant është raporti mbi zhvillimet në Këshilin Koordinues të shoqatave shqiptare në Austri.
Kryetari pas një refletimi nga e kaluara njiherit dhe nga takimet që kishte kryesia me herët, kësaj radhe me theks të veqantë përmend ndyshimet që mund të ndodhin apo janë të nevojshme dhe për plotësimin e hapësirave të krijuara në stukturat e LSHFA/së, plotësimin e tyre me forca të reja. Është diskutuar edhe për financimin dhe obligimet që do të kenë ekipet ndaj Ligës. Garat që u zhvilluan gjatë viti 2013 në Vjenë, kishin një kosto të lartë, për të cilin disa ekipe patën vështërsi ti përballonin, për vitin 2014 jane përgjysmuar, kështu që përafësisht mund të llogariten se ekipet do të detyrohen me 350 Euro dhe 150 Euro janë depozitë kthyese për ekipet.
Vazhdimsia e mbajtes së kampionatit për 2014 në Vjenë është e pa mundur për shkak të kostës së lartë e cila për bugjenit e LSHFA/së është e papërballueshme, kështu që opconi për në Prottes (NÖ) është shume më real dhe i kapërthyeshëm.
Risi e e cila na gëzon është se interesi për pjesmarrje ne garat e LSHFA/së kanë kaluar rrethin e komunitetit tonë dhe sot kanë shprech dëshirën një ekip i komunitetit Turk të kyqen në gar. Nga të gjithë të pranishmit është përshendetur një kërkesë e tillë dhe është aprovuar një zëri, kjo nënkupton qe vlerat e këtij organizim kanë lënë shenja të mirë organizative dhe të kualitet të lartë në të gjitha rrethet sportive. Një marrëveshje paraprake është përmbyllur në Prottes ku Liga obligohet për pastrimine terenit dhe për këtë arsye paguhen 100 Euro punëtorët lokal të terenit sportiv. Terminet e para janë fiksuara me 27.04.2014, 18.05.2014 dhe 1.06.2014, por secila ekipë pjesmarrësinë kampionat mund të jetë nikoqire jasht këtij programi (termineve të paraqitura), mund të organizojnë fetë fushën e cila do të ketë edhe lehtësime në obligimet ndaj liges. Në fillim të kampionatit mbahet SUPER KUPA në mes të Kampionit të LSHFA/së 2013 dhe fituesit kupës së LSHFA/së 2013 Kampionit të LSHFA/së 2013 dhe fituesit së kupës të LSHFA/së 2013 FC MEGI : FC TIMI Apel te të pranishmit dhe gjithë atyre jashtë me vullnet të mirë, çdo formë e ndihmës në LSHFA si në organizim, ate material apo financiar është e mirë se ardhur se i shërben të ardhmes, gjeneratave të reja në edukim, shëndet dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare.
|
Vjenë – Austri
Ftesë në takimin e radhës së LSHFA/së
Të ftuar janë kryesia, referet, komisionet, perfaqësuesit e LSHFA/së dhe përfaqësues të ekipeve si ato që garojnë dhe ato që planifikojnë antarësimin në kuadër të Ligës Shqiqptare të Futbollit në Austri.
Takimi mbahet me 8.02.2014 në ora 19:00
Vendi: selia e LSHFA/së *Kafe TIMI“
Ky do jetë takimi i dytë për këtë vit, në takimin e fundit pos tjerash eshte diskutuar për grupet punuese njiherit u vlerësuan poashtu takimet për nismen e nje bashkëpunimi me grupet/shoqatat jasht Lshfa/së.
Në takimin e fundit u vendos se nga 18.01.2014 filloj paraqitja e ekive të futbollit pjesëmarrëse në garat që do të zhvillohen gjatë këtij viti – 2014. Ekipet e para tashmë janë paraqitë, ndërsa ekipet tjera të interesuara mirëpriten të paraqiten. Befasi do të ketë edhe këtë vit me ekipe të reja të futbollit që kanë shprehë dëshirën që forcat e tyre sportive ti dëshmojnë në garat për Kampion dhe për Kupë gjatë KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT 2014.
Me nderime
Per LSHFA-në
Januz Saliuka
Analizohen aktivitetet e deritanishme të klubit shqiptar të shahut Arberia në Vjenë Vjenë, 31 janar 2014: -Në ambientet e lokalit ‘‘Cafe Timi’’ u zhvillua takimi i radhes i kryesisë, lojtarëve dhe mbështetësve të klubit të shahut ‘‘Arbëria’’. Pikat e rendit të ditës ishin si vijon: 1. Analizë e performancës së klubit tonë në pjesën e parë të kampionatit (pas 5 meçeve të zhvilluara); 2. Përgaditjet për pjesën perfundimtare të kampionatit (do të zhvillohen edhe dy meçe); 3. Të ndryshme. Konkluzione: 1. Analizë e performancës së klubit tonë në pjesën e parë të kampionatit (pas 5 meçeve të zhvilluara) Pjesemarrësit ndanë mendimin se debutimi i klubit ’’Arbëria’’ në ligën e dytë të shahut të landit të Vjenës ka qenë i suksesshëm duke marrë për bazë faktin se janë arritur 5 fitore nga po aq takime, ndërsa momentalisht klubi gjendet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 21, 5 pikë. Kontaktet me federatën e shahut të Vjenës kanë qenë të vazhdueshme dhe korrekte, si dhe është bërë administrimi permanent i faqes zyrtare të klubit në platformat sociale elektronike. 2. Përgaditjet për pjesën perfundimtare të kampionatit (do të zhvillohen edhe dy meçe) Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe dy meçe, me 15 shkurt dhe 1 mars 2014. Klubit tashmë i është bashkangjitur edhe një shahist. Ai është Shpëtim Bujupi. Në rast të kalimit në një rang më të lartë mendohet që të krijohet edhe klubi i dytë me të njëjtin emër. 3. Të ndryshme
|