futbollishqip

Jan. 282023
 

 

Data e mbajtjes së TURNEUT TRADICIONAL për nder të PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS është caktuar për 05.03.2023, në Vjenë!

Detajet për hollësitë e mbarëvajtjes vazhdojnë të koordinohen dhe do të publikohen këtu, në vebfaqen zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!|

Paraqitja e ekipeve ka filluar!

Turnir më datën 05.03.2023,
ADRESA: 1230 Vjenë, U-Bahn U6 ALTERLAA

i quajtur si TURNIRI I PAVARËSISË SË KOSOVËS!
Të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të paraqesin ekipet e tyre te anëtarët e kryesisë, ose të thirrni në një nga numrat e telefonit që i gjeni më poshtë, ose përmes formularit në webfaqen tonë (kliko)!

Për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir, në vazhdim disa informata:

  • Pjesëmarrja për ekip është 120€ (Euro)!
  • Ekipet luajnë me 6 lojtarë (5+1)
  • Turniri mbahet në sallë sportive, përbrenda (Sporthalle)!
  • Luhet vetëm me mbathje të lejuara! ( këpucë që nuk lëshojnë gjurmë)
  • Rregullorja, më në detaje, ju dërgohet ekipeve pas paraqitjes së ekipeve
  • Adresa: 1230 Vjenë, U-Bahn U6 ALTERLAA
  • Pagesa bëhet përmes xhirollogarisë bankare:
    • Përmes Bankës
      • Pranuesi: Liga Shqiptare e Fultbollit në Austri
      • Arsyeja (Verwendungszweck): „TURNIR 2023-02 – EMRI I EKIPIT“
      • Banka: MARCHFELDER BANK
      • BIC: MVOGAT22XXX
      • IBAN: AT074211045492830000

 

PARAQITJA E EKIPEVE

Paraqitja e ekipeve për turnir përmes telefonit:

Paraqitja e ekipeve për turnir – përmes formularit (kliko)!

NJOFTIM!
Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e plotë, dhe përmes bankës, disa ditë para datës kur mbahet turniri, fitojnë të drejtën për pjesëmarrje!

Për detaje ju njoftojmë me kohë!
Deri atëherë, ju mirëpresim!

Ekipi për informim (A.J.)

 28. Januar 2023
Jan. 122023
 

Më datën 15.01.2023, është caktuar të mbahet takimi i kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, i pari në vitin 2023. Takimi fillon në orën 11:00, ku temë kryesore, përveç që do të shqyrtohen planet vjetore, është TURNEU I FUTBOLLIT në muajin shkurt.

Në takim ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 12. Januar 2023
Dez. 242022
 

Urime 2023

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ju uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndrrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.

vitin 2023!

Urojmë së bashku „Urime dhe suksese“!
Ekipi për informim (A.J.)

 24. Dezember 2022
Dez. 122022
 

Me rastin e ndarjes nga jeta e Rifat Buzukut, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Buzuku!

Rifati ishte një gazetar si dhe një atdhetar i çmuar, që nga vitet e më hershme, kur bisedohej për bashkimin e shoqatave e organizimeve tjera këtu ne Austri, por gjithsesi ishte edhe në mesin e atyre që përcillnin aktivitetet e Ligës Shqiptare.

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim
Teksti: Halil Jashari

 

 

 12. Dezember 2022
Dez. 092022
 

Pëmbyllen aktivitetet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, për vitin 2022!

Në takimin e sotëm, kryesia e Ligës Shqiptare bëri një pasqyrë të përgjithshme të vitit që po kalon, duke shtjelluar po ashtu vazhdimin e aktiviteteve për vitin 2023, duke caktuar edhe datën e parë për aktivitetin që do të mbahet në vitin që po vjen.

Pos planifikimeve dhe shqyrtimit të temave, si bashkëpunimet me shoqatat tjera dhe institucionet shtetërore, u theksua vlerësimi i aktiviteteve të Ligës Shqiptare nga bashkëpunuesit dhe organet përkatëse, ku me këtë rast Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, gjegjësisht kryesia, shprehet mirënjohëse për bashkëpunimet e suksesshme të realizuara deri më tash!

Po ashtu, falënderime dhe mirënjohje kishte edhe për aktivistët e ngushtë të kryesisë, të cilët në bashkëpunim me kryesinë mbështesin aktivetet sportive dhe kulturore, të organizuara nga Liga Shqiptare!

Sponsorëve dhe mbështetësve të ligës, që në mënyra të ndryeshme ndihmojnë dhe ndikojnë me forcat e tyre në realizimin e qëllimeve, mirënjohje dhe falënderim, me shpresë të bashkëpunimeve edhe më të gjata!

Ekipeve sportive dhe sportistëve, që marrin pjesë në vazhdimësi, por edhe ato që shpehin dëshirën për pjesëmarrje në aktivitetet e Ligës Shqiptare, kjo ligë u është mirënjohëse dhe falënderuese, duke mbajtur gjithmonë hapur derën e bashkëpunimeve edhe në të ardhmen!

Falënderim të gjithëve që ndihmuan dhe ndihmojnë, në forma të ndryshme, për realizimin e sukseseve tona të përbashkëta, me shpresë që kjo, tashmë traditë 13 vjeçare, të vazhdojë edhe më tej!

Aktiviteti i ardhshëm do të jetë në vitin tjetër, më datën 19.02.2023, E DIEL, ku fillohen aktivitet për vitin që vjen me turneun tradicional – TURNEUN E PAVARËSISË!

Takimi i radhës i kryesisë është caktuar të mbahet më datën 15.01.2023!

Ju urojmë të gjithëve FESTA TË BUKURA TË FUNDVITIT!

Deri në vitin e ardhshëm, në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 9. Dezember 2022
Suffusion theme