futbollishqip

Feb. 172022
 

Sikur çdo vit, kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, uron të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!

Në kushtet aktuale ishte e pamundshme të mbajmë traditën tonë kulturore/sportive/festive, prandaj urojmë dhe shpresojmë që herave tjera të kemi mundësi të festojmë, me aktivitete sportive dhe kulturore, sikur që e ka traditë Liga Shqiptare e Futbollit në Austri tashe e dymbëdhjet vjet më parë!

Shpresojmë në përmbushjen e eëndrrave dhe dëshirave tona!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 17. Februar 2022
Jan. 242022
 

Pas komunikimeve në mes të anëtarëve të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, pritet takimi i parë për këtë vit, por, gjithnjë duke respektuar kushtet dhe rregullat e pandemisë.

Urojmë, të shihemi sa më shpejt dhe të fillojmë me planifikimin e aktiviteteve!

Ekipi për informim
(A.J.)

 

 24. Januar 2022
Dez. 232021
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ju uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndrrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.

Me rastin e festave të fundvitit, Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ju uron të gjithëve një fundvit të qetë e të rehatshëm dhe çdo të mirë në vitin 2022, me shpresë për ditë më të mira!

Urojmë së bashku „Urime dhe suksese“!
Ekipi për informim (A.J.)

 

 23. Dezember 2021
Dez. 162021
 

Nderohet me titullin „AMBASADOR I KOMBIT“ aktivisti shumëvjeçar, ish kryetari i Ligës Shqiptare, njëherit sekretar i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Këtë titull e dorëzoi Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, zoti Roland Bimo, në objektin e Ambasadës Shqiptare në Vjenë!

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe aktivistët e kësaj lige, i urojnë Januzit për vlerësimin që iu bë për veprat, punën dhe angazhimin shumëvjeçar në të mirë të kombit tonë!

Veprat dhe puna e Januz Saliukës mbesin gjurmë në historinë e kombit tonë!

Urime Januz!

Ekipi për informinm
i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (A.J.)

 16. Dezember 2021
Nov. 282021
 

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, urojmë të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, festën e 28 Nëntorit, me shpresën për një të ardhme edhe më të mirë!

Të gjithë bashkatdhetarëve ju urojmë të kaloni sa më mirë, në këtë kohë pandemie, dhe mbesim me shpresë që sa më parë të kemi mundësinë për të vepruar me organizimet tona, që u desh të shtyhen për afat të pacaktuar!

Urojmë së bashku!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 28. November 2021
Suffusion theme