futbollishqip

März 032021
 

Sipas kushteve dhe rregullave që ende janë në fuqi, takimet e kryesisë, të parapara për këtë vit, janë shtyer deri në datë të pacaktuar, deri sa të ketë një vendim nga qeveria austriake për rregullat e reja!

Mirëpo, kontaktet digjitale, ndërmjet kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, vazhdojnë të shtjellojnë mundësitë e ndryeshme për aktivitetet e mundshme të radhës!

Eshe pse plani i një mini turneu, për ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, nuk u realizua, për shkak të situatës së pandemisë, prap dëshmohet se puna e aktivistëve në Ligënb Shqiptare të Futbollit në Austri nuk mungon!

Mbetet të urojmë që të kemi së shpejti mundësinë e aktiviteteve sportive e kulurore, sikur që vepron kjo ligë, tash e dhjet vjet, pa ndërpre, me vullnet dhe nder!

Ekipi për informim!
A.J.

 3. März 2021
Feb. 172021
 

flamuri i R Kosoves

Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, urojmë të gjithë kosovarët, dhe të gjithë kombin tonë, për këtë ditë të rëndësishme!

Urojmë dhe shpresojmë po ashtu që herave tjera të kemi mundësi të festojmë, me aktivitete sportive dhe kulturore, sikur që e ka traditë Liga Shqiptare e Futbollit në Austri tash e sa vjet me radhë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 17. Februar 2021
Jan. 132021
 

Edhe pse aktivitetet janë të ndaluara, mendja dhe vullneti mbesin të pandara me dëshirat e realizuara dhe me ato që mendohen të kryhen!

Për këtë diskutohet mundësia e takimit të parë të kryesisë për këtë vit.

Shpresojmë, të shihemi sa më shpejt!

Ekipi për informim
(A.J.)

 

Rikujtojmë videon, dërguar nga një anëtar i kryesisë, që dëshmon vullnetit që të bashkohemi sa më parë në veprat kulturore, kombëtare dhe sportive!

Përsëri, një falënderim i madh që na kujton se ka SHPRESË!

 13. Januar 2021
Suffusion theme