futbollishqip

Nov. 272020
 

Në emër të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, urojmë të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, festën e 28 Nëntorit, me shpresën për një të ardhme edhe më të mirë!

Të gjithë bashkatdhetarëve ju urojmë të kaloni sa më mirë, në këtë kohë pandemie, dhe mbesim me shpresë që sa më parë të kemi mundësinë për të vepruar me organizimet tona, që u desh të shtyhen për afat të pacaktuar!

Urojmë së bashku!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 27. November 2020
Nov. 042020
 

Në shtetin e Austrisë jetojnë qytetarë nga shumë popuj e komunitete duke gërshetuar kulturat e tyre me plot harmoni, tash e sa vjet.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri është e prekur thellë me tronditjen e fundit në Vjenë të Austrisë, duke shpreh keqardhje të thellë për ngjarjet e fundit në këtë fillim të Nëntorit.

Kryesia e Ligës Shqiptare shpreh ngushëllime për të gjitha viktimat e pafajshme, që në mesin tonë nuk do të jenë më, e që do të kujtohen përgjithmonë!

Paqe dhe bashkëjetesë duhet të ketë nga të gjithë, për të gjithë, së bashku!

Urojmë së bashku që këso ngjarje të mos shohim më kurrë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 4. November 2020
Sep. 192020
 

Në takimin e sotëm të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, i cili u mbajt duke iu përmbajtur rregullave dhe masave mbrojtëse, të caktuara nga organet kompetente, u diskutuan mundësitë e zhvillimit të garave gjatë këtij viti.

Gjatë bisedimeve dhe mendimeve të anëtarëve të kryesisë, u analizuan mundësitë e ndryeshme për realizimin e planeve sportive gjatë këtij viti, duke pasë parasyshë edhe keqësimin e situatës, gjatë pandemisë, që për momentin është gjithnjë e në rritje.

Sipas situatës, për momentin, shtyhen të gjitha përpjekjet e realizimit të ndeshjeve në futboll, deri sa të kemi përmirësim të situatës gjatë kësaj pandemie. 

Kryesia vendosi të jetë e mobilizuar për të reaguar sa më shpejt, në rastin se ka përmirësim të situatës. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të motivuar për aktivitete dhe u shprehët të gatshëm për secilin vendim që do të mirret nga kryesia.

Pos tjerash u diskutuan edhe mundësi të tjera, si planifikime rezervë, në rast se situata pandemike nuk do të përmirësohet.

Për vendime dhe informata të tjera, do të njoftojmë me kohë!

Urojmë të kalojmë mirë këtë situatë, me shpresë të fillojmë sa më parë aktivitetet tona!

Në emër të kryesisë,
Ekipi për informim (A.J.)

 19. September 2020
Sep. 192020
 

Pritet, që sot, të takohet kryesia për të planifikuar hapat e ardhshëm gjatë kohës së epidemisë 2020, pasi që kjo pengoi fillimin e rregullt të kampionatit të futbollit në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri të këtij viti.

Me rastin e marrjes së vendimeve, si dhe me pëlqimin e kryesisë, do të njoftojmë me kohë!

Urojmë të kalohet shpejt e mirë kjo kohë, si dhe urojmë të jeni dhe të mbesni shëndosh, të gjithë!

Ekipi për informim (A.J.)

 19. September 2020
Aug. 082020
 

Të nderuar sportdashës, sportistë, bashkëpunëtorë dhe bashkaktivistë!

Ju rikujtojmë se duke përcjellë situatën e pandemisë, që është përhapë nëpër gjithë botën, dhe duke respektuar vendimet shtetërore, për deri sa nuk dihen masat që do të ndërmerren në të ardhmen, nuk mund të caktojmë datën e saktë të fillimit të KAMPIONATIT 2020 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Për vendime dhe informata të tjera ju njoftojmë me kohë! Uromë të takohemi së shpejti në aktivitetet tona kulturore e sportive!

Në emër të kryesisë së Ligë Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)

 8. August 2020
Suffusion theme