futbollishqip

Feb. 122020
 

Vazhdimisht shtohet numri i ekipeve, përderisa afrohet afati i fundit për paraqitjen e tyre në TURNEUN HUMANITAR, që mbahet më 16.02.2020, në Vjenë!

Lusim ekipet e paraqitura që të kryejnë të gjitha obligimet në afatin e caktuar kohor, pasi që vetëm atëherë u sigurohet pjesëmarrja në TURNEUN E FUTBOLLIT me karakter HUMANITAR.

Ju njoftojmë se tashmë ka shumë pak vende të lira, prandaj lusim ekipet, që shprehën dëshirën për pjesëmarrje dhe presin vendimin e fundit, të kalojnë procedurat e rregullta dhe kështu të sigurojnë vendin në këtë TURNE!

Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë suksese!

Në vazhdim gjeni njoftimin me detajet e TURNEUT!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 12. Februar 2020
Feb. 092020
 

Përderisa vazhdojnë paraqitjet e ekipeve, për TURNEUN NË FUTBOLL në Vjenë 1230, me karakter HUMANITAR, të datës 16.02.2020, kryesia e re e Ligës Shqiptare,  me kryetarin Luan Kreka,  takohet sot për të vazhduar përgatitjet dhe planifikimet sipas parashikimeve dhe vendimeve të marra që më parë!

Ftohen të gjitha organet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha grupen punuese, të marrin pjesë në takimin e sotëm, që fillon në orën 18:00, në Keplerplatz 1100, në Vjenë!

Në vazhdim informatat për TURNEUN NË FUTBOLL dhe për mënyrën e paraqitjes së ekipeve! Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë suksese!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 

 

 9. Februar 2020
Jan. 272020
 

U zgjodh kryesia e re,

sipas vendimeve të marra në fund të vitit 2018 si dhe në fillim të vitit 2019, i cili shënoj vitin jubilar, ku u shënua 10 VJETORI i themelimit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Kryetar, për periudhën në vazhdim, u zgjodh LUAN KREKA, sportdashës dhe aktivist shumë vjeçar në Ligën Shqiptare, i cili falënderoi pjesëmarrësit për nderin dhe besimin që treguan.

Aktivitetet vazhdojnë sipas planifikimeve, kurse në radhë të parë pritet TURNEU më 16.02, që mbahet në Vjenë, i cili kësaj here ka karakter HUMANITAR, sikur që kemi njoftuar edhe më parë.

Në emër të anëtarëve të kryesisë, kryetarit të ri, LUANIT, i urojmë suksese së bashku me mbështetjen tonë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

Në vazhdim informatat për TURNEUN!

 27. Januar 2020
Jan. 252020
 

Më 16.02.2020, duke filluar nga ora 18:30, në Keplerplatz, mbahet takimi i kryesisë, ku pikat kryesore do të jenë, ndër tjerash, përgatitjet për kampionatin 2020, sistemi i garave, kryesia si dhe TURNEU MË 16.02, i cili ka karakter HUMANITAR.

Ftohen anëtarët e kryesisë, dhe të të gjitha grupeve punuese, në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që të marrin pjesë në këtë takim! Pas marrjes së vendimeve, bëhet publikimi i tyre!

Afati për paraqitjen e ekipeve në TUNEUN e datës 16.02 është i hapur deri më 12.02, ndërsa ekipet e para tashmë janë paraqitë për pjesëmarrje.

Ju njoftojmë se numri për pjesëmarrje është i kufizuar! Urojmë së bashku suksese!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 25. Januar 2020
Suffusion theme