futbollishqip

Nov. 172019
 

 

Luten e kipet e interesuara që të përfundojnë obligimet për pjesëmarrje në turneun në futboll „GARAT E KUPËS“, që mbahet më datën 24.11.2019, në Vjenë, pasi që jemi afër përfundimit të afatit për konkurim! Vetëm ekipet që kryejnë obligimin, do të jenë ekipe garuese në këtë turne. Numri maksimal i ekipeve pjesëmarrëse do të jetë 16 ekipe dhe ky numër NUK do të rritet në 20 sikurse në turneun në vitin që shkoj!

Sipas vendimit të kryesisë, në takimin e sotëm, ekipet do të garojnë në katër grupe, ku pas ndeshjeve grupore do të kalojnë në fazën eliminuese. Faza eliminuese e ngushton rrethin e ekipeve që tregojnë sukses, dhe me eliminime do të shkohet deri në finale! Fituesi shpallet FITUES I GARAVE TË KUPËS për vitin 2019 dhe fiton shpërblimin e caktuar për këtë rast!

Falënderojmë Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës për mbështetje dhe bashkëpunim!  Ministria e Diasporës do të ketë edhe përfaqësues në këtë turne dhe do të ketë shpërblime edhe nga ana e Ministrisë, për ekipet fituese.

Shpërblehen katër vendet e para, me medalje dhe kupa, futbollisti/lojtari, portieri më i mirë, dhe shpërblime tjera, sipas traditave në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipeve që do të jenë pjesëmarrëse ju urojmë suksese dhe ndeshje fair play!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 17. November 2019
Okt. 292019
 

Menjëherë pas shpalljes së detajeve për TURNEUN NË FUTBOLL të datës 24.11.2019, që do të mbahet në Vjenë, filluan interesimet dhe paraqitjet e para të ekipeve që dëshirojnë të marrin pjesë.

Brenda 24 orëve, pas hapjes së afatit për paraqitje, te anëtarët e kryesisë, dëshirën për pjesëmarrje e shprehën pesë (5) ekipe, të cilat pritet ta kryejnë obligimin (pagesën), e cila ju mundëson që edhe zyrtarisht të figurojnë në listën e ekipeve të rregullta pjesëmarrëse!

Ju kujtojmë që vitin e kaluar ishte tejkaluar numri i ekipeve pjesëmarrëse për 25% më shumë se sa ishta parapa nga kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, prandaj lusim ekipet që të respektojnë datën e fundit për paraqitje, e cila është caktuar të jetë më 17.11.2019.

Pra, paraqitjet deri më 17.11.2019, kurse TURNEU më 24.11.2019!

Ky TURNE NË FUTBOLL, që titullohet „GARAT E KUPËS“, mbështet nga MINISTRIA E DIASPORËS e Republikës së Kosovës, të cilën e falënderojmë për bashkëpunimet tona!

Ju mirëpresim!
Ekipi ër informim (A.J.)

 


 29. Oktober 2019
Okt. 202019
 

Me moton „10 VJET LIGË“ u kremtua sot 10 vjetori i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në një ambient me mysafirë të ftuar, në mesin e të cilëve ishin edhe përfaqësuesit e intitucioneve tona, si dhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës së Repoblikës së Kosovës.

Pas përzgjedhjes së materialit, të marrë nga ekipi teknik, gjatë kremtimit në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të bëjmë përzgjedhjen për publikim, që do ta gjeni ditëve në vijim!

I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e shumtë që ishin prezenzë në këtë manifestim!
Ekipi për informim! (A.J.)

 

 20. Oktober 2019
Okt. 062019
 

Fc-Timi-Logo-2015

Për herë të tretë, ekipi me përvojë 20 vjeçare, bëhet KAMPION NË FUTBOLL, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, duke kaluar nëpër sfida të mëdhe dhe kundërshtarë të rrezikshëm!

Radhitja e fituesëve në krye të tabelës u vendos në xhiron e fundit, pasi që numri i pikëve ishte shumë i afërt! Kjo bëri që FC TIMI të fitojnë për nga golaverazhi, pasi që kishte pikë të njëjta me ekipin WIEN WEST, duke u ndjekur nga ekipi LUANI BAU, në vendin e tretë, me vetëm një (1) pikë më pak se KAMPIONI 2019!

Ekipi BESA, edhe pse bëri lojë të shkëlqyer, nuk arriti të grumbullojë numrin e mjaftueshëm të pikëve, që mund të sillnin vendin e tretë, kështë që përfundoi në vendin e katërt.

Vlenë të përmendet portieri i ekipit BESA, që u shpall „portieri më i mirë“ për Kampionatin 2019.

E pamundshme është të mos përmenden lojtarët e ekipit simpatik KF KRENARIA, të cilët tash e gjashtë (6) vjet marrin pjesë rregullisht në Ligën Shqiptare, e që nuk u shpëton asnjë ekip pa marrë gola prej tyre. Deri në xhiron e fundit, përnga numri i golave të shënuar, radhiteshin në vendin e dytë, e që kishin vetëm tre (3) gola më pak se të parët (FC TIMI).

Lojtarën e ekipit KUMANOVA, edhe pse udhëhiqnin disa herë me lojë mjaft mirë, sot ishtin të pafatë për nga numri i pikëve, pasi që mbetën pa marrë pikë, dhe radhitën kështu në pjesën e poshtme të tabelës.

Ekipet tjera, që ishin të pa afta të tregojnë rezultatet e tyre gjatë Kampionatit të futbollit të sivjem, ashtu sikur ndoshte në ekipet e viteve tjera, tash e dhjetë (10) vjet në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, radhiten në pjesën e fundit të tabelës!

 

EKIPET FITUESE:

1. FC TIMI – Kampioni 2019

2. Wien West – Nënkampioni 2019

3. Luani Bau – Vendi i tretë

 

 

 

I falënderojmë

të gjithë dashamirën e sportit, të gjithë aktivistët, ekipet pjesëmarrëse në Kampionatin 2019, referët, të gjitha ekipet e punës që veprojnë në kuadër të Ligës dhe të gjithë anëtarët e kryesisë, për punën e palodhur për të realizu kështu KAMPIONATIN JUBILAR, të 10-tin me radhë në këtë ligë!

Ekipi për informim (Amir J.)

 6. Oktober 2019
Suffusion theme