Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!
Me nderime!
Kryesia e Ligës
Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,
edhe pse muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore, ne si pjesë e „diasporës“, këtë vit, këtë kohë e shfrytëzojmë për punë në përgatitjen e aktiviteteve që vijnë:
1. Përfundimi i Kampionatit të 10-të në futboll – realizohet nga komisioni i garave dhe ekipet përkatëse
2. Përgatitjet për shënimin e manifestimit të 10 VJETORIT TË LIGËS (20.10.2019) – realizohet nga ekipi që caktoi kryesia
3. Përgatitjet për turneun në futboll KUPA E DIASPORËS – Austri 2019 (24.11.2019) – realizohet nga komisioni i garave dhe ekipet përkatëse
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur, si dhe ju uron të gjithëve
Rrugë të mbarë gjatë udhëtimeve dhe mirë u pafshim së shpejti!
Në emër të kryesisë dhe aktivistëve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)
Të nderuar dashamirë të kulturës dhe sportit,
për derisa vazhdojnë ndeshjet kampionale në futboll, këtë xhiro do të ketë aktivitet të dyfishtë, ku përveç ndeshjeve të rregullta në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të ketë edhe turne në futboll për fëmijë, që organizohet në bashkëpunim me shoqatën e mësesëve shqiptar në Austri dhe në mbështetje dhe organizim të Ligës Shqiptare, bashkëpunim ky tashmë shumëvjeçar.
Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!
Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV Prottes)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet duhet më herët, në 9:30)
Turneu për fëmijë: Pas shortit, që parashihet në orën 10:00!
Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!
NDESHJET KAMPIONALE (me mundësi të përshtatjes në teren):
VERSIONI AKTUAL – sipas vendimit të kryesisë
HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV)
ORA PËR EKIPET: 10:00
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)
Të gjithëve ju urojmë suksese në garat e futbollit gjatë KAMPIONATIT TË 10-TË (2019), kurse fëmijëve ju urojmë kënaqësi në gjirin e komunitetit tonë!
Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)