futbollishqip

Okt. 012017
 

Vjena ishte kësaj radhe vendi ku u zhvilluan ndeshjet e fundit kampionale për këtë vit, të cilat organizohen për tetë vjet me radhë, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Si në çdo përmbyllje të kampionateve të futbollit, që tashmë tradicionalisht përmbyllen në mënyrë të organizuar me këngë e valle dhe në një ambient të përshtatshëm për komunitetin tonë, edhe këtë vit vazhduan bashkëpunimet për një organizim sportiv dhe kulturor. Për këtë ishte ftuar shoqata „12 Qershori“, që tashmë  ka vite që kënaqin zemrat e pjesëmarrësve në organizimet tona, të udhëhequr nga Rolanda Limani. Pos valleve në fushën e madhe sportive, nuk munguan as këngë folklorike, ku posaqërisht zëri i njomë i Albanit dhe qiftelia e tij tingëllojnë freskët dhe dëgjohen me shumë kënaqësi në mesin e bashkëkombasve tanë. Janë pikërisht këto shpresat e reja të kombit tonë, për të cilat Liga Shqiptare e Futbollit në Austri japë maksimumin, që të kenë një të ardhme të lidhur ngushtë me prejardhjen, doket, zakonet dhe kulturën tonë, që të bashkuar të kontribuojmë në gërshetimin dhe kultivimin e këtyre vlerave.

Për faktin që në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri deri më tash kaluan dhe po kalojnë shumë sportistë të talentuar, dhe për shpresat e reja, që vazhdimisht lidhen më historikun dhe aktivitetet e Ligës Shqiptare, më së miri flet fotoja në vazhdim, që u realizua sot, pas zhvillimit të ndeshjeve kampionale, në terenin sportit.

 

Për të nderuar këtë manifestim dhe për nder të ftesës së bërë, kishte ardhur edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Z. Roland Bimo, i cili përpos që ishte në mesin e pupullit të tij, zhvilloi edhe biseda me aktivistët që e rrethonin, në lidhje me aktivitetet dhe me organizimet e komunitetit tone, si dhe u interesua për planet dhe mënyrat e së organizuarit në të ardhmen.

Për garën e KAMPIONIT 2017, deri në raundin e fundit, garonin tri ekipet kryesuesen në tabelë, nga të cilat KËRÇOVA si ish KAMPIONI 2016, mandej ekipi DEÇANI si i ri në Ligën Shqiptare, dhe kryesuesi i tabelës TIMI, ish KAMPIONI 2015.

Deri në DERBIN e ditës, që ishte ndeshja e parafundit, nuk ishte vendosur ende fati i kampionit. Në ndeshjen tjetër paralele, ku DEÇANI mbronte epërsinë ndaj kundërshtarit, shtonte gjasat për të garuar si kampion me gjasa. Mirëpo, DEÇANI edhe pse fitoi ndeshjen, kjo nuk mjaftoi, paso që KËRÇOVA pësoi humbje nga TIMI, dhe kështu DEÇANI mbeti për vetëm dy pikë pas kampionit të ri, që tashmë defititivisht ishte TIMI.

FC TIMI tashmë fitoi titullin KAMPIONI 2017, ndërsa titullin NËNKAMPIONI 2017 me meritë të plotë e fitoi ekipi DEÇANI, ku të dy këto ekipe treguan shumë cilësi në fushën e futbollit gjatë ndeshjeve kampionale të vitit 2017.

Pas përmbylljes së garave kampionale, në ceremoninë e organizuar për këtë qëllim, sportistë dhe aktivistë u nderuan dhe u dekoruan sipas vendimit dhe përzgjedhjes që kishte bërë kryesia, në mbledhjen e fundit, duke krhasuar meritat e tyre për këtë vit.

Pos ekipeve që fituan tri vendet e para dhe që, përpos kupave që morën, ku lojtarët e tyre u nderuan edhe me medalje veç e veç, fituesit tjerë, sipas vendimit të kryesisë, janë ekipet, USAJ për fair play, PALESTINA për pjesëmarrje si ekip mysafir, AFRIM ZHITIA për angazhim gjatë shumë viteve në Ligën Shqiptare, ekipi BESA si ikip i ri afër Ligës, dhe ekipi KRENARIA tashmë si ekip veteran dhe besnik ndaj Ligës, që vazhdon garat radhazi, që nga themelimi i ekipit në vitin 2013.

Shpërblimet në Ligën Shqiptare janë me më me përmasa, ku nderohen mysafirët, si SHIKUESI I VITIT, të ftuarit si Shoqata 12 QERSHORI në krye me ROLANDA LIMANIN, pastaj REFERËT e Ligës, që në këtë vit ishin katër (4) që referuan ndeshjet kampionale, mandej TRAJNERI I VITIT, LOJTARI I VITIT, po ashtu PORTIERI I VITIT dhe për meritë të veçantë në cilësinë e një sportisti LOJTARI I FAIR PLAY për vitin 2017. U nderua po ashtu AKTIVISTI I VITIT në Ligën Shqiptare dhe aktivistë të tjerë, për kontributin e tyre, dhe në fund me një shpërblim simbolik u shpërbly ish kryetari i Ligës Shqiptare, Qani Sulejmani, për të cilin ky kampionat ishte kampionati i parë si ish kryetar, kurse për kryetarin Halil Jashari, i pari që e drejtoi këtë grup aktivistësh dhe këto të gjitha këto aktivitete, në postin e kryetarit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Sikur që është traditë në Ligën Shqiptare, fotoja e përbashkët e kampionit, me mysafirë dhe sportitë të tjerë, me anëtarë të kryesisë, aktivistë dhe shumë të tjerë. Edhe pse syri i kamerës dhe fotografisti nuk arrijnë që në kuadër të përmbledhin të gjithë së bashku, kjo foto mbetet në kujtim për shumë vite, e sidomos për shpresat e reja dhe ardhmëria jonë, që pikërisht në këtë fotografi shohim me shumicë dhe më së mirë mosha të reja, që është rezultat i angazhimeve shumëvjeçare gjatë këtyre aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Përshëndesim të gjithë famlijarët, shikuesit, bashkëndihmuesit, aktivistët, referët, të gjitha ekipet e punës, kryesinë, ata që sponsoruan dhe në veçanti sportistët, për tërë përkrahjen e bërë për këtë vit kampional!

Urojmë të kënaqeni me fitoret e merituara dhe ju presim në TURNIRIN e Nëntorit, për garat e KUPËS, i cili parashihet të jetë aktiviteti i fundit për vitin 2017!

JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE!!!

 

Ishte kjo një përmbledhje për pasqyrimin e shkurtër të përmbylljes së kampionatit.

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 1. Oktober 2017
Sep. 302017
 

E, diel, më 01.10.2017, në Vjenë, përfundon KAMPIONATI I TETË (2017) në futboll, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ju mirëpresim

  • më datën 01.10.2017
  • NË VJENË, në kryeqytetin e Austrisë
  • në Becirkun e 21-të (Bez. 21 // A-1210 Wien)
  • në adresën Jedlersdorferplatz 25!

Lusim ekipet garuese të paraqitën në fushë në orën 8:45!
Kryesia dhe ekipet punuese luten të paraqiten qysh në orën 8:00!
Ndeshjet e para fillojnë në orën 9:00!
Manifestimi pritet të fillojë nga ora 12:00!

Janë të ftuar të gjithë sportdashësit, familjarë, vullnetarë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë sportive, klturore, por edhe të takohen me shoqëri, që të kalojmë një ditë sa më të mirë së bashku!

Për valle shqipe, si çdo herë, do të paraqitet grupi i valltarëve, të udhëhequr nga Rolanda Limani (Shoqata 12 Qershori)!

Ndërsa për emocionet sportive, ku priten ndeshjet vendimtare, do të kujdesen ekipet garuese në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri!

Kush do të bëhet KAMPIONI 2017!?

Për garën e KAMPIONIT, për momentin, nga tetë ekipet e Ligës, për nga numri i pikëve garojnë tri ekipe, me më shumë pikë! KËRÇOVA si ish KAMPIONI 2016, që gjendet në vendin e tretë, mandej befason ekipi DEÇANI që për momentin radhitet i dyti, dhe kryesuesi i tabelës TIMI!

 


 

************************************

NJOFTIM!

Ushqimi dhe pijet, në këtë raund, do të përgatitet nga përgjegjësit e fushës, e JO nga Liga Shqiptare! Mirëpo MISHI që do të servohet është I PËRZGJEDHUR nga përfaqësuesit e Ligës Shqiptare, në mënyrë që të ruajmë traditën tonë në të ushqyer!

Lusim sportdashësit të respektojnë rregulloren e përfaqësuesëve të fushës, që të MOS sjellim ushqim tonin dhe pije me veti! Ju lusim për respektim dhe për mirëkuptim!

Kryesi e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

************************************


Ju mirëpresim

  • më datën 01.10.2017
  • NË VJENË, në kryeqytetin e Austrisë
  • në Becirkun e 21-të (Bez. 21 // A-1210 Wien)
  • në adresën Jedlersdorferplatz 25!

Lusim ekipet garuese të paraqitën në fushë në orën 8:45!

Kryesia dhe ekipet punuese luten të paraqiten qysh në orën 8:00!

Ndeshjet e para fillojnë në orën 9:00!

Manifestimi pritet të fillojë nga ora 12:00!

Urojmë lojë të mrekullueshme DERBI dhe FAIR PLAY, si deri më tash! Ndërsa mysafirëve dhe pjesëmarrësve një ditë të shkëlqyer në mesin e komunitetit tonë, në një atmosferë kulturore dhe sportive!

Ju mirëpresim!

Ekipi për informim

 

Radhitja e ndeshjeve, sipas planifikimeve, me mundësi ndyshimi në teren, duket kështu!

 30. September 2017
Sep. 272017
 

Në Vjenë, më 01.10.2017, përfundon KAMPIONATI I TETË (2017) në futboll, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Janë të ftuar të gjithë sportdashësit, familjarë, vullnetarë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një ditë sportive, klturore, por edhe të takohen me shoqëri, që të kalojmë një ditë sa më të mirë së bashku!

Me këtë rast, si zakonisht,  organizohet manifetim sportiv dhe kulturor, që kurorëzohet me shpalljen e më të mirit në këto gara, që do ta fitojë titullin KAMPIONI 2017!

 

Deri më tash, ndeshjet e zhvilluara, ende nuk e caktuan kampionin, gjë që raundin e fundit e bënë edhe më interesant, pasi që në garën për kampion garojnë tri ekipe.

Ndeshjet fillojnë në orën 09:00, kurse ekipet duhet të jenë në teren qysh në orën 08:30! Anëtarët e kryesisë dhe aktivistët duhet të jenë në terenin sportiv, që nga ora 08:00!

Në tabelën më poshtë, mund të shihni radhitjen e ndeshjeve për raundin e fundit!

 

Urojmë lojë të mrekullueshme dhe fair play, si deri më tash! Ndërsa mysafirëve dhe pjesëmarrësve një ditë të shkëlqyer në mesin e komunitetit tonë!

Ekipi për informim

 27. September 2017
Sep. 212017
 

futbollishqiptar_rrethi

Ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha organet e Ligës Shqiptare, referët, komisionet dhe ekipet punuese, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, në takimin e radhës, më 23.09.2017, në orën 18:00, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 21. September 2017
Sep. 172017
 

Përfunduan ndeshjet e radhës, në KAMPIONATIN E TETË të futbollit, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Në një mot të vrerët dhe me reshje të herë pas hershme shiu u zhvilluan ndeshjet e planifikuara për raundin e radhës, në ndeshjet kampionale! Qysh në mbrëmjen e ditës së shtunë, aktivistë në Ligën Shqiptare dhe anëtarë të kryesisë së Ligës Shqiptare, ishin në terenin sportiv, që kësaj radhe ishte në Vjenë, dhe rregulluan terenin për ditën e sotme, për zhvillimin e ndeshjeve në futbool! Që nga ora 8 e mëngjesit, në fushën e futbollin, në Jedlersdofre Platz 25, 1210 Vjenë, filluan të mblidhen anëtarët e kryesisë, dhe më pas ekipiet garuese në këtë Kampionat, të përforcuar me lojtarë të rinjë dhe me ndryshimet sipas rregullave në Ligën Shqiptare! Pas një konsultimi të anëtarëve të kryesisë dhe me mendimin e ekipeve garuese u vendos të fillohet me ndedhjet e radhës, edhe përkundër pikave të shiut që filluan ta njomin barin e njomë në këtë fushë të futbollit! Mandej vazhduan ndeshjet, sipas përcaktimit të kryesisë dhe të komisionit të garave!

Radhitja tabelare, pas përmbylljes ë kësaj xhiroje duket si në tabelën në vazhdim!

 

 

Meritë e veçant shkon për cilësinë e ndeshjeve të zhvilluara, ku ekipet, me përforcimet e bëra, treguan ndeshje me nivel të lartë sportiv, me aksione të mrekullueshme, dhe me sjellje shëmbullore!

Po ashtu, edhe për organizatorët, trajnerët, dhe udhëheqësit e ekipeve vlejnë lavdata, për mënyrën e organizimit të ekipeve të tyre, në këto gara kampionale, duke treguar secili aftësitë e tyre, me të cilat korrin fitoret e merituara, por edhe pranojnë rezultatet jo në favor të tyre!

Ndërsa rezultatet e ndeshjeve janë si në vazhdim!

 

Dëshirojmë të falënderojmë të gjitha ekipet garuese, të gjithë aktivistët në Ligën Shqiptare dhe të gjithë shikuesit, për përkrahjen e garave kampinale, e sidomos në këtë ditë me mot, që shpresojmë të jetë i mirë më datën 01.10.2017, kur edhe do të përcaktohet KAMPIONI I VITIT 2017 në futboll!

Shihemi më 01.10.2017, përsëri në Vjenë, në të njëjten fushë!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 

 17. September 2017
Suffusion theme