Dez 032017
 

Turniri në futboll, i quajtur KUPA 2017, së bashku me përfundimin e Kampionatit të 8-të, shënuan edhe përfundimin e aktiviteteve, për vitin 2017, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri! Kjo ishte në përgjithësi edhe përmbyllja e takimit të fundit të kryesisë së Ligës Shqiptare për këtë vit, që u mbajt të shtunën, më 2.12.2017, nga ora 17:00!

Ky turnir u organizua nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të festës së 28-të Nëntorit, dhe bëri pjesë edhe në kuadër të manifestimit „Javët e kulturës shqiptare në Austri“, që oragnizon Këshilli Koordinues, ku edhe Këshilli mori pjesë në këtë turnir me ekipin që përfaqësoi atë.

Nga ekipet e ndara në 4 grupe garuese, u përzgjodhen me sistem pikësh 8-të më të mirat, ku më në fund, pas kualifikimeve, fitues ishte ekipi VLLAZNIMI (Struga).

VLLAZNIMI(Struga) – Fituesi i turnirit KUPA 2017

Në vazhdim disa nga fotot e ekipeve garuese, që treguan cilësi në ndeshjet garuese, duke treguar edhe korrektësi ndaj rregullave që ka Liga Shqiptare.

EKIPET-GARUESE-NË-TURNIRIN-KUPA-2017

Sipas kërkesave që kemi marrë, në vazhdim janë disa nga fotot e pjesëmarrësve, aksione futbollistike dhe nga shpërblimet e marra nga fituesit!

 

Për të interesuarit, EKIPI TEKNIK  ka përgatitë KALENDARIN 2018, që mund ta shkarkoni nga këtu! Kurse për të interesuarit që ta kenë në formën e shtypur, për një shumë simbolike, ju lusim të na shkruani në këtë link!

Deri në aktivitetet e ardhshme, ju urojmë çdo të mirë dhe ju falënderojmë për bashkëpunim dhe përkrahje!

Ekipi për informim

 3. Dezember 2017
Suffusion theme