futbollishqip

März 272017
 

Në mbledhjen e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, që u mbajt këtë të shtunë, më 25.03.2017, edhe zyrtarisht u konfirmua data e fillimit të Kampionatit 2017.

Ndeshjet e para Kampionale, ku edhe fillon KAMIONATI 2017, do të luhen më 07.05.2017, në „BARBARA STADION“ në Prottes.

Informata të tjera, që do t’u dërgohen së shpejti edhe EKIPEVE GARUESE, për këtë Kampionat, do të publikojmë së shpejti!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 

 27. März 2017
März 212017
 

Njoftohen anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, se takimi i radhës i kryesisë do të mbahet më 25.03.2017, në orën 18:00, në Keplerplatz, 1100, në Vjenë!

Në këtë takim do të caktohet edhe data e fillimit të KAMPIONATIT, ku ekipet garuese, që tashmë janë në listën e pjesëmarrësve, do të ndeshen për herë të parë në këtë vit, në KAMPIONATIN E TETË, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Pas këtij takimi, vendimi i marrë, që cakton datën zyrtare të ndeshjeve të para kampionale, do t’u dërgohet ekipeve garuese dhe do të publikohet këtu, në faqën zyrtare të Ligës Shqiptare.

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 21. März 2017
März 062017
 

Pas përfundimi të sukseshëm të shtatë viteve, në Ligën Shqiptare të futbollit në Austri, Kampionati i radhës është në prag të fillimit.

Duke i percjellë me sukses kampionatet e kaluara, vullneti dhe dëshira për në të ardhmën edhe më shumë po forcohet. Kështu që për këtë vit tani më janë siguruar ekipet garuese si dhe fusha e futbollit në të cilën do të të mbahen garat kampionale.

Prottesi, tashmë si qendër e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, edhe për këtë vitë do të vijojë që të jetë nikoqir i raundeve të parapara për Kampionatin e Futbollit 2017.

Ekipet që do të garojnë në Ligës Shqiptare, siq janë Fc Timi, ekipi i cili deri më sot për tetë vjet radhazi i qëndroi besnik këtij organizimi, falë udhëheqësisë së këti klubi, por edhe ekipet tjera tani kanë shpreh dëshirën dhe vullnetin që të bëhen pjesë e këtij kampionati, ku janë Besa, Usaj, Krenaria, Kërçova, të cilat ekipe ishin pjesë edhe e kampionatit të kaluar. Deçani dhe Studenti janë dy ekipe të reja që po i ofrohen Ligës Shqiptare për këtë kampionat, ndërsa Afrim Zhitia është ekip që prap po kthehet në vendin e sa,j ku edhe e ka meritën shumëvjeçare. Të gjitha këto përbëjnë një mundësi ideale për një kampionat të sukseshëm.

Gjithsesi përvoja, tani më ka dhënë shumë arsye, që ky aktivitet sportiv të luajë rolin e saj tek mërgata shqiptare këtu në Austri, ku kryesia e ligës me shumë kënaqësi po pret fillimin e garave, për të mundësuar takimet e rinisë në mesë tyre, që është një mundësi ideale për t’u njohur me njëri tjetrin si dhe për të ruajtur vlerat e kulturës sonë, gjuhën dhe traditën tonë shqiptare.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, sikur se edhe deri më sot, por edhe në të ardhmën, do të jetë shumë mirënjohëse për të gjithë sponsoruesit që e ndihmuan si dhe e mbajtën gjallë këtë frymë të organizimit, që ka një vlerë të pazëvendësueshme. Pikërisht janë firmat dhe bashkatdhetarët, në mënyrë individuale, që ishin dhe janë shtylla kryesore për gjitha këto suksese në shtatë vitet e kaluara në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri. Një vend të veçant tani më po e zë edhe Shteti i Kosovës, që me ndihmën e tyre kanë mundësuar realizimin e projekteve në aktivitet e Ligës Shqiptare, shumë të sukseshme, gjë që ishte me shumë rëndësi për rininë tonë dhe për aktivitetet në diasporën shqiptare.

Nëse deri me sot ishim dëshmitarë të sukseseve të pa ndërprera, pa dyshim se merita kryesore i drejtohet kryetarit të deri tanishëm, Z.Qani Sulejmani, i cili pas shtatë vitesh aktivitet, për arësye të pranueshme, u largua nga ky post, të cilin e ushtroi që nga themelimi i Ligës Shqiptare, në vitin 2010. Për punën e palodhshme dhe meritat shumëvjeçare, anëtarët dhe aktivistët e Ligës, e nderuan Z. Qani Sulejmanin me MEDALJEN E NDERIT, që ipet e këtij lloji për të parën herë në Austri. Edhe një herë, në emër të gjithë anëtarëve të kryesisë, si dhe në emër të të gjithë lojtarëve dhe të aktivistëve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, e falënderojmë Qaniun për punën shumë të sinqertë dhe të palodhshme, duke i uruar çdo të mirë edhe në të ardhmen. Pa dyshim se, me ndihmën e të gjithë atëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në Ligën Shqiptare, do të vazhdohet me të njëjtin angazhim rruga e nisur tash e shtatë vjet, që Liga Shqiptare të korrë rezultate të larta pozitive, ashtu sikur që planifikohej në kohën e themelimit të saj.

Ekipeve garuese shumë suksese dhe lojë korrekte ju urojmë në Kampionatin e TETË – 2017!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

 6. März 2017
Feb. 262017
 

Përfundoi me sukses takimi me përfaqësuesit e ekipeve, që do të garojnë në KAMPIONATIN 2017, tashmë të tet-in (8) me radhë, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Sukseset shumëvjeçare të kësaj Lige, të veçantë për nga aktiviteti i saj, u reflektua edhe sivjen, ku për pjesëmarrje në KAMPIONATIN 2017 janë deklaruar derimë tash nëntë (9) ekipe futbollistike!

Ky takim ishte me rëndësi të dyfishtë, pasi që u mbajt edhe KUVENDI ZGJEDHOR i Ligës Shqiptare, sipas rregulloreve me të cilan funksionon kjo ligë. Pjesëmarrësit e aktivistëve të Ligës Shqiptare dhe përfaqësuesit e ekipeve garuese, zgjodhën kryesinë e re, që sipas rregullores zgjidhet në afatin dyvjeçar.  Kamisioni i pavarur, që u caktua nga të gjithë të pranishmit, pasi kreu detyrën me përpikshmëri, shpalli edhe listën e kryesisë së re.

Pasi që për këtë takim, për arsye të pasqyrimit real, ka më shumë për të publikuar dhe shpjeguar, do të njoftojmë së shpejti, pas përgatitjes së materialit!

Ekipeve garuese ju urojmë suksese në garat e KAMPIONATIT 2017 në futboll!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 26. Februar 2017
Feb. 262017
 

Sot, më 26.02.2017, e diel, në orën 14:00, në Keplerplatz, 1100 Vjenë, ftohen të gjitha ekipet garuese në KAMPIONATIN 2017, që të marrin pjesë në takimin e parë të tyre për këtë vit, në të cilin është caktuar të mbahet edhe KUVENDI ZGJEDHOR I LIGËS!

Adresa: Keplerplatz, 1100 Vjenë, e diel, më 26.02.2017 (14:00) –> kliko për hartë

Të ftuar janë të gjitha ekipet garuese dhe ato që dëshirojnë të garojnë, në kampionatin e vitit 2017, që organizohet për herë të tetë (8-të) nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, si dhe aktivistë, organet dhe ekipet e punës që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare!

Ekipeve pjesëmarrëse u urojmë suksese në vitin e tetë kampional, të organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

——————-

Në vazhdim informatat për mundësisë e paraqitjes së ekipeve për kampionatin e radhës, 2017!

Paqitja e ekipeve mund të bëhet në disa mënyra:

  1. Përmes ndonjërit të anëtarëve të kryesisë -> kontakt
  2. Përmes e-mail adresës liga@futbollishqiptar.eu
  3. Përmes FORMULARIT KONTAKTUES
  4. Përmes FORMULARIT PËR PARAQITJE si në vazhdim

    Regjistro EMRIN E EKIPIT-Name des Teams

    Kontakt E-Mail

    Kontakt-Telefon (Nevoitet të shënohet)

    PERSONIT KONTAKTUES - Kontakt-Persons

    LOGO (nëse ka - falls vorhanden)

    Shënime shtesë, etj... - Sonstige Angaben, etc...

    captcha

     

     26. Februar 2017
    Suffusion theme