Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!
Me nderime!
Kryesia e Ligës

Më 20 NËNTOR 2016, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, mbahen ndeshjet e futbollit që zhvillohen në kuadër të GARAVE PËR KUPËN 2016!
Gjatë përgatitjeve të Kampinatit të Shtatë të Futbollit, në sezonin pranveror në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, është planifikuar edhe mbajtja e garave për KUPËN 2016, që është caktuar të mbahet më 20 nëntor. Kësaj radhe, zhvillimi i garave për KUPË do të mbështeten edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Për detaje të tjera, ju njoftojmë së shpejti.
Ekipi për informim
Pa më dyshje se në fondin e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri u regjistrua suksesi i radhës duke u përbyllur edhe një javë sportive në kuadër të kampionatit të shtatë me radhë të futbollit.
Në një ambient atmosferik të përshtatshëm për lojën e futbollit të gjitha ekipet kishin arritur me kohë për të garuar dhe treguar cilësit e kualitetet e tyre, pra gjithçka filloi dhe u zhvillua sipas planprogramit të paraparë më parë nga udhëheqësia e Ligës Shqiptare.
FR Kërçova – e pa mposhtur deri më tani.
Ekip që premton shumë, befasia më e mirë për këtë kampionat pa dyshim se është edhe prezenca e Kërçovës, që në çdo pikëpamje po i zmadhon edhe kualitetet e LSHFA-së.
Ekipi që nuk ka njohur ende asnjë humbja, me futbollistë të qetë dhe shumë të disiplinuar, sikurse edhe të gjitha ekipet tjera, po jep edhe më shumë arsye që udhëheqësia e Ligës të vepron sipas kërkesavë të ekipeve garuese në këtë kampionat. Lojtarët e Kërçovës, që janë shumë të kujdeshën në mbrojten e tyre dhe njëherit shumë të suksesshëm në sulm, kanë arritur, që të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tash, t’i përbyllin në interes të tyre duke i shënuar gjithsej 36 gola dhe vetëm 10 të pranuara, pra me një bilanc pozitiv, me 21 pikë dhe me 26 gola diferencë, është fortë e ngulitur në vendin e parë të tabelës.
KF DUKAGJINI DHE KF RINIA DY EKIPE TË CILAT PO ASHTU KISHIN NJË ZHVILLIM SHUMË TË SUKSESHËM
KF Dukagjini gjithësesi një befasi shumë pozitive, me lojën e tyre të treguar në teren dhe sukseset e arritura, ku prej ndeshjeve të zhvilluara arritën që disa t’i përbyllin në favorin e tyre dhe kështu si e treta në tabelën e klasifikimit jep sinjale shumë të forta, se ky ekip, do të ju sjell shumë kokëqarje dy ekipeve pretendete për vendin e parë.
KF RINIA – Ekipi që ktheu prap Ternicën në fushën e gjelbërt
Në krye me portjerin Ilir Sulejmani, Ligës ju dha një shpërblim shumë i dobishëm për zhvillimin e garave sportive në kuadër të kampionatit në LSHFA. KF Rinia u tregua shumë e qartë në kërkesat e saja pas ndeshjeve të zhvilluara me fitoret arriti që të barazpeshohet me ekipin Dukagjini.
Ekipit të cilit nuk i buzëqeshi fati në këtë raund, duhet shpresuar që raundi i radhës të jetë më ndryshe! Të dy ekipet, si KF Rinia po ashtu edhe ekipi Krenaria, mbetën në suazat e të shpresuarit për një të ardhme më të mirë.
Gjithësesi duhet shtuar edhe pjesa tjetër e organizimit, e cila ishte në nivelin të lartë të kryerjes së detyrës së tyre, e me këtë rast falënderohen dy sponzorues të këtij raundi, A. I dhe H. J, për përkujdejen e kuzhinës.
Për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim
Në raundin e radhës, sipas planifikimete të komisionit të garave, ndeshjet do të zhvillohen në dy fusha dhe sipas kësaj rënditje:
Në orën 9:00 pritet ardhja e ekipeve në terenin sportiv, në „Barbara STADION“ në Prottes, ndërsa ekipet e punës që veprojnë në kuadër të ligës, kryesia dhe aktivistët, priten të jenë në teren që nga ora 7:30!
Për informata tjera, ju njoftojmë me kohë!
Ekipi për informim