futbollishqip

Jan. 272015
 

PRESHEVA

Bashkohet edhe  PRESHEVA për të garuar në TURNIRIN E PAVARËSISË 2015, i cili do të mbahet në Ternitz, që këtë vit organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri!

Pjesëmarrja e ekipit PRESHEVA rritë numrin në 16 të ekipeve të interesuara për pjesëmarrje!

16 është numri i ekipeve që deri më tash janë të interesuara për pjesëmarrje në këtë Turnir Tradicional! Ky ekip poashtu pagoi shumën 100% për pjesëmarrje!

 

Urojmë suksese!

 27. Januar 2015
Jan. 272015
 

BBF COMPANY

Anëtarët e Ligës sonë, që tashmë janë në kontakt me përgjegjësit e ekipit nga Kosova, njoftojnë se ekipi kosovar dëshiron të merr pjesë në Turneun Tradicionat të Futbollit, të titulluar TURNEU I PAVARËSISË, në Austri!

Ekipi i futboollit BBF COMPANY nga Kosova (Ferizaj) shprehu dëshirën për të marrë pjesë në Turnirin e Pavarësisë 2015, që mbahet më 15.02.2015 në Ternitz (Austri), organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit.

Sipas njoftimeve që kemi brenda Ligës sonë, sponsori i ekipit është në kontakt me organet zyrtare, për ta mundësuar ardhjen e tyre në këtë turnir në Austri. Sapo të kemi lajme të reja, ju njoftojmë!

 

Ju urojmë MIRËSEARDHJE!

Ekipi për informim

 27. Januar 2015
Jan. 262015
 

ORDINANCA ZENUNI

Ekipi i ri ORDINANCA ZENUNI, sapo bëri paraqitjen e ekipit përmes formularit ONLINE, duke shtuar kështu numrin e ekipeve pjesëmarrëse, që do të marrin pjesë në TURNIRIN E PAVARËSISË 2015!

Sot, është ky ekipi i tretë (3) që bëri paraqitjen ONLINE! Formë kjo që nga Ekipi Teknik po mundësohet për herë të parë!

Ndërkohë edhe paraqitjet në formën klasike po vazhdojnë!

Urojmë suksese!

Ekipi për infomim

 

–> SHTOJCË/28.01.2015: Ekipi për informim në kuadër të Ligës sapo pranoi dhe aktualizoi logon e re të ekipit ORDINANCA ZENUNI! Faleminderit  për bashkëpunim dhe suksese! (Ekipi për informim)

 26. Januar 2015
Jan. 262015
 

Logo Fc Timi Original v

Falënderojmë ekipin e futbollit FC TIMI për kryerjen e obligimeve dhe me këtë sigurojnë vendin në garat e TURNIRIT TË PAVARËSISË 2015, 1ë këtë vit do të mbahet në Ternitz (Austri).

Suksese dhe faleminderit!

Ekipi për informim

 26. Januar 2015
Jan. 262015
 

Klubi Futbollistik KRENARIA

 

Klubi Futbollistik KRENARIA, pas zyrtarizimit për pjesëmarrje në TURNEUN E PAVARËSISË 2015, që do të mbahet në Ternitz, pagoi edhe obligimin financiar 100%, dhe kështu siguroi vendin në gara!

Falënderojmë për kryerjen e procedurave të rregullta dhe urojmë suksese!

Ekipi për informim

 26. Januar 2015
Suffusion theme