Falënderojmë ekipin e futbollit FC TIMI për kryerjen e obligimeve dhe me këtë sigurojnë vendin në garat e TURNIRIT TË PAVARËSISË 2015, 1ë këtë vit do të mbahet në Ternitz (Austri).
Suksese dhe faleminderit!
Ekipi për informim
Në orët e vona të datës 24.01.2015, më saktësisht (sipas protokolit zyrtar) në orën 22:11, në zyrën e Ligës, filloi Mbledhja e Parë e Ekipit Teknik, që zgjati deri në mesnatë.
Pas propozimit, që para disa javësh erdhi nga aktivistë të Ligës sonë, në një ndër mbledhjet e kaluara të Kryesisë së Ligës, u vendos që të zyrtarizohen formimi i Ekipit Teknik (ET) dhe Ekipit Për Indormim (EPI), tashmë të nevojshëm për Ligën!
Ekipi për Informim, që përbëhet prej tre (3) anëtarëve, po vazhdon punën e vet, ku pos detyrave për informim në faqën zyrtare të Ligës por për nder të sportdashësve edhe në facebook, ka përgjegjësinë edhe në shpërndarjen e informatave edhe brenda organeve të Ligës!
Ndërsa Ekipi Teknik, që tashmë përbëhet nga katër anëtarë që do të jenë të rregullt, mori përsipër për të realizuar detyrat dhe përgatitjet e nevojshme gjatë garave në kuadër të Ligës së Futbollit Shqiptar në Austri.
Pikat e rendit të ditës ishin këto:
Për detajet e mbarëvajtjes së këtij takimi, vendimet e marra dhe detyrat e radhës, do të raportohet dhe informohet Kryesia e Ligës në mënyrë protokolare.
Ekipi për informim
Këtë të shtunë, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë, 1090 Rögergasse 16), në mbledhjen e kryesisë, ku ishin të pranishëm edhe ekipet e punës dhe komisionet që bashkëveprojnë në kuadër të kësaj Lige, u dha drita jeshile për paraqitjen e ekipeve pjesëmarrëse në Turnirin e Pavarësisë 2015. Ky Turnir Tradicional që mbahet në Austri që nga viti 2008, fillimisht organizuar nga Mexhid Bislimi, këtë vit do të mbahet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Ftohen ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir të futbollit, të paraqiten për pjesëmarrje që nga sot! Pjesëmarrja për ekip është 100€ (Euro)!
Turniri do të mbahet në Ternitz, në sallë (parket), më 15.02.2015, dhe fillon nga ora 9:00! Për informata tjera, ju njoftojmë me kohë!
Paraqitja e ekipeve mund të bëhet edhe ONLINE, drejtëpërdrejt përmes formularit tonë !
Ekipet që qysh tash dëshirojnë të jenë në këtë TURNIR, janë:

Të gjitha këto ekipe korfirmuan edhe zyrtarisht pjesëmarrjen, me përjashtim të katër nga prej tyyre, që pritet konfirmimi i tyre!
Rregullorja dhe sqarimet përkatëse do t’u dërgohen ekipeve me kohë! KUJDES, luhet në sallë dhe patikat duhet të jenë që nuk lëshojnë gjurmë – të ashtuquajtura NON-MARKING!
Pagesa mund bëhet në dy mënyra:
Disa nga këto ekipe tashmë kan kryer obligimet e tyre 100% në arkën e Ligës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen e tyre në TURNEUN E PAVARËSISË 2015!
Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e obliguar llogariten ekipe pjesëmarrëse! Ju lutemi të na kontaktoni për ç’do gjë që ju dëshironi, përmes ose përmes telefonit! Për numrat e nevojshëm
Ju urojmë mirëseardhje dhe suksese!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim
Njoftim!
Takimi i radhës i kryesisë së Ligës është më datën 24.01.2014, e shtunë, në orën 19:00, në zyrën/selinë e Ligës, në adresën Rögergasse 16, 1090 në Vjenë. Hyrja bëhet përmes lokalit „Cafe Timi“.
Ekipi për informin