futbollishqip

Juni 172014
 

Republika e Shqiperise                                                                                     Liga e futbollit Shqipetar ne Austri

Shoqata  Sportive “Vllaznimi”                                                                                    Kryetarit Qani Sulejmani

Durres ,Albania                                                                                             Rögergasse 16, 1090 Vienna, Austria

FTESE

Shoqata sportive Vllaznimi me seli ne qytetin e Durresit, Shqiperi organizon prej 10-te vitesh turneun nderkombetar te futbollit per grupmoshat nga U11 deri ne  U19 vjec dhe vajza pa kufizim moshe nga data 25.06.2014 deri me 06.07.2014 . Ne kete turne marrin pjese ekipe nga i gjithe Ballkani dhe shkollat me te mira te futbollit.Turneu njihet nga te gjitha instancat , Ministria e Kultures, Bashkia Durres, Federata Shqiptare e Futbollit , Federata Kosovare e Futbollit. Shoqata Vllaznimi duke marre shkas nga pjesemarrja e shume ekipeve dhe nga Tetova fton Z.Qani Sulejmani kryetarine Liges se futbollit Shqiptar ne Austri te jete pjesemarrese ne kete eveniment ne ceremonine e ndarjes se trofeve per ekipeve fituese .Pasi shoqata juaj e futbollit po ben nje pune te shkelqyer me ekipet e futbollit Shqiptar ne Austri, kjo ftese le te sherbeje per Ligen e futbollit Shqiptar ne Austri dhe Shoqaten Vllaznimin si nje ure bashkepunimi per te lidhur Shqiptaret e Shqiperise si dhe Shqiptaret ne Austri. Date 29.06.2014 ora 18:00 ne qytetin e Durresit, Stadiumi “Niko Dovana” .  Prezenca juaj ne kete aktivitet do i jepte nje kenaqesi te gjithe femijeve pjesemarres ne kete aktivitet, pasi ju mbeshtesni gjithmone keto aktivitete ne te mire te femijeve. Detyrimet ne qytetin e Durresit merren persiper nga Shoqata Vllaznimi.

e-mail : vllaznimi_gashi@hotmail.com                                                            Kryetari i Shoqates Vllaznimi

Mob: 00355696680293                                                                                IDRIZ GASHI

 17. Juni 2014
Juni 092014
 

Më 07.06.2014, në Zyrën e Ligës, u mbajt takimi i rregullt i radhës i Kryesisë së LSHFA-së dhe ekipeve anëtare në këtë Ligë.

Për diskutim ishte paraparë vlerësimi i pjesës së parë të Kampionatit si dhe parashikimet për përfundimin e këtij Kampionati.

Kryetari Qani Sulejmani, në mënyrë të detajuar bëri vlerësimin e pjesës së parë të kampionatit, ku falënderoi të gjitha ekipet për lojë cilësore dhe shumë sportive, por  ai falënderoi edhe veprimtarët e tjerë, që ishin në nivelin e duhur të kryerjes së detyrave të parapara sipas rregullave që ka kjo Ligë.

Këtij vlerësimi iu bashkua edhe kryetari i komisionit të garave Halil Jashari, ku ndër të tjera vlerësoi lartë punën e disa të rinjëve, që me një seriozitet shumë të lartë po e ndihmojnë këtë organizim shumë të vlerësuar dhe të rëndësishëm për pjesën më të rëndësishme të mërgatës këtu në Austri, për rininë shqiptare.
U konstatua se gjatë këtij Kampionati deri më tash gjithçka është zhvilluar normalisht, kështu e vlersoi njëri nga veprimtarët që detyrën e vëzhguesit e kreu shumë me sukses në shumicën e ndeshjeve, Sali Gashi, i ndihmuar edhe nga shumë i respektuari Luan Kreka.

Fjalë pozitive për rrjedhën e zhvillimeve sportive u dëgjuan edhe nga përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse në këtë takim, për „KF Drenica“ Musli Tahiraj  dhe Musa Thaqi, nga përfaqësues të „KF Krenaria“, për „FC Timi“ Vaxhid Bislimi, e të tjerë.

Në këtë takim pa dyshim se vend të rëndësishëm zuri edhe përkrahja e Kryetarit të Lidhjes së Referëve Abdullah Abdullahu, ku sëbashku me kolegun Qamil Hyseni ishin prezent, dhe në këtë pikëpamje u dhanë vlerësime pozitive edhe nga ana e tyre.

Për pjesën tjetër të Kampionatit më në hollësi foli Sekretari Januz Saliuka, i cili dha shpjegime edhe rreth organizimit të Javës së Kulturës Shqiptare që do të mbahet këtë vit në nivel Austriak, ku u bisedua për një bashkëveprim të LSHFA-së me aktivitetet tjera të parapara në këtë organizim.

Në fund u morën edhe disa vendime.

  • Të provohet që raundi i fundit, që do të mbahet në Prottes, të zhvillohet në një të shtunë, duke filluar që nga ora 19 në mbrëmje, pasi që kushtet janë shumë të përshtatshme dhe në nivel profesional, por edhe me qenë se Liga ka përkrahje jashtzakonisht të madhe nga organet kompetente të stadionit ku edhe luhet Kampionati i Futbollit 2014.
  • U vendos që LSHFA të merr pjesë në Turneun e futbollit të organizuar nga Bish, dhe të përfaqësohet pikërisht me ekipin e përfaqësues së Ligës, që do ta udhëheqë trajneri përgjegjës Musli Tahiraj.
  • Poshtu pas kërkesës së ekipit Xh Vllazërimi Krems për pjesëmarrje në Ligë dhe për bashkëpunim do të kërkohet dhe organizohet një takim në Krems.

Duke falënderuar dhe përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, por edhe të gjithë aktivistët e tjerë që ndihmuan dhe po ndihmojnë Ligën, kryetari Qani Sulejmani përfundoi këtë takim të përmbylljes së pjesës së parë të Kampionatit të Futbollit 2014.

 9. Juni 2014
Juni 032014
 
 
Për LSHFA
Halil Jashari
 
 
E Diel, 01.06.2014, në Prottes në Barabara Stadion u zhvillua raundi i fundit i ndeshjeve në futboll i sezonit pranveror, ku ekipet të entuziazmuara kishin arritun qysh në orën 9:00 në fushën e lojës, për t’u përgaditur dhe për të treguar se intersi i tyre është shumë i madh për të garuar në këtë Kampionat.
Gjithçka filloi sipas planit dhe rregullave të parapara, ku ekipet japën maksimumin që të tregojnë aftësitë dhe kualitetet e tyre. Por edhe më shumë rëndësi ishte se të gjitha ndeshjet u zhvilluan me një disciplinë shumë të lartë sportive.
 

 
KF Krenaria / pa dyshim se bafasia e këtij raundi ishte arritja e fitores së parë të ekipit KF Krenaria, lojtarët e së cilës në çdo ndeshje ishin shumë të motivuar dhe që në këtë raund mundën bindshëm pikërisht kryesuesin aktual të tabelës, dhe në konton e tyre morën pikët e para.
 
KF Drenica /  asgjë nuk lejoi që në rastësi të pres, por me përkushtimin maksimal arrite dy fitore shumë të rëndësishme dhe kështu prap vendosen në krye të tabelës. Për suksesin e arritur gjithsesi merita kanë traineri i ekipit Musli Tahiraj si dhe Musa Thaqi, të cilët me shumë vullnet po i kryejnë obligimet duke i motivuar lojtarët për lojëra cilësore.

Galatasaray /  me një humbje dhe një fitore duket se lojtarët ishin shumë të kënaqur me këtë rezultat. Përpos lojës së futbollit në fushën e gjelbërt ata u shprehën se jan të kënaqur edhe me pjesmarjen e tyre në garat e LSHFA-së e cila me respekt  shumë të madh i ka mirëpritur.
 
Bish / anëtare e plotë tani që pesë vite me radhë në LSHFA, ka arritur në majen e sukseseve, ku në këtë kampionat  po shkëlqejnë me lojrat e tyre dhe synojnë ta marrin titullin për sivjet. Mbetet të presim befasi dhe rezultate të reja në sezonin e ardhshëm, ku priten ndeshje mjaft cilësore.
 
Afrim Zhitia / kësaj radhe nuk i shkoi për dore ekipit të siguron pikë, dhe me këtë rast zbret nga kryesimi i tabelës, por mbetet kandidat i rrezikshëm për titull. Deri më tash mund të thuhet se ishte një ndër kandidatët kryesorë për titull, por presim risi të reja deri në përmbyllje të këtij kampionati.
 
FC Timi / pësuan në të dy ndeshjet, edhe pse dy herë arritën që të paktën ta barazojnë rezultatit, por më kot. Kjo bëri që të humbin vendin e tretë në rënditjen tabelare. Mirëpo, si nënkampion i vitit të kaluar, presim befasi dhe freski në sezonin e dytë, ku edhe vendoset fati i kampionit të vitit.
                           
Mirëpo edhe këto dy ekipe kanë pse të krenohen, spese janë ekipe ku edhe më parë kanë trguar rezultate shumë pozitive.
 
Nëse merren në tërësi raundet e zhvilluara, lehtë mund të konstatohet se kampionati ka një rrjedhë shumë të mirë, ku motivimi për lojë është shumë i madhë e ku në 18 ndeshjet e zhvilluara janë shënuar 150 gola, kurse janë ndarë vetëm shtatë kartona të verdhë dhe pa asnjë karton të kuq.
 
Duke u bazuar në të gjitha këto rezultate frytdhënëse si dhe në premtimet verbale edhe nga ish ekipet e LSHFA-së, në sezonin e radhës do të  jenë prap antare në LSHFA ekipi  Xh Vllazrimi Krems si dhe kampioni i vitit 2013 Fc Megi. Me këte mund të themi se misioni i kësaj lige, që afër veti të mbajë sportistë dhe talentë të rinjë në aktivitete të përbashkëta, po e kryen punën e saj me sukses.
 
 3. Juni 2014
Suffusion theme