futbollishqip

Sep. 272014
 

5 VJET

Në PROTTES, në „BARBARA STADION“, përmbyllet Kampionati i Futbollit 2014, me shpalljen e KAMPIONIT të pestë(5-të) me radhë, që nga themelimi i Ligës Shqiptare të Futbolit në Austri.

Pas përmbylljes së KAMPIONATIT, në vazhdim fillon PROGRAMI I PËRMBYLLJES SË JAVËS KULTURORE SHQIPTARE, ku priten befasi në prezantimin e programit para publikut. Të ftuar janë zyrtarë nga Austria, Kosova, Maqedonia, dhe shumë aktivistë dhe veprimtarë, që kontribuojnë në prezantimin dhe mbajtjen e vlerave tona.

Programi i Ligës fillon nga ora 9:00 deri në 12:30.Ku edhe shpallet ekipi KAMPIONI 2014 për këtë vit.

Kurse nga ora 12:20 deri në orën 16:00 është Programi i Këshillit Koordinues për përmbylljen festive të Javës Kulturore Shqiptare.

 

Prottes

Kellergasse
2242 Prottes
PROTTES - harta
 27. September 2014
Sep. 242014
 

kampionati 2014 - përfundimi - dhe këshilli koordinuesRëndësia e dyfishtë e datës 28.09, këtë të diel, ku pos përmbylljes festive të JAVËS KULTURORE SHQIPTARE, që do të shënohet me një program të veçantë të përgatitur për këtë ditë, edhe LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT shënon përmbylljen e Kampionat 2014 të futbollit, që tashmë është viti i pestë me radhë, ku që nga viti 2010 kjo Ligë organizon vit pët vit Kampionatin e Futbollit me sistem pikësh.

 

Përveç Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në kuadër të Javës Kulturore, në program janë edhe Shoqata Bëmirëse „Ilirët“, ekipet e Ligës që në mënyrë të veçantë sjellin programin e tyre „FC Timi“ dhe „KF Krenaria“, ku pos të tjerash pritet edhe një lojë befasie me karakter dëfrues të përgatitur enkas për publikun.

 

kampionati 2014 - përfundimi dhe këshilli koordinues.JPG

Interesi për mbajtjen e garave për KUPËN SHQIPTARE është shumë i madh, dhe për shkak të programit të ngjeshur ende nuk është vendosë nga Kryesia e Ligës, por nëse kjo garë zhvillohet në këtë ditë, do të informojmë me kohë.

 24. September 2014
Sep. 142014
 

KF DRENICA tregoi muskujt dhe kryeson tabelën. muskujt_KF-DRENICA

Pason FC TIMI dhe më pas, me tri pikë pas GALATASARAY.

Pas zhvillimit të ndeshjeve të sotme, KF DRENICA po i afrohet gjithnjë e më afër titullit të KAMPIONIT 2014, me ndeshje cilësore dhe rezultate të thella të fitoreve. Vetëm sot KF DRENICA shënoj plot 35 gola, në dy fitore, me rezultatet 18:2 dhe 17:1.

Edhe golashënuesi, që tashmë kryeson ranglistën e golashënuesëve, merr pothuajse vendin që deri më tash e kishte FC TIMI. Traditën, që FC TIMI të ketë golashënuesin më të mirë, tashnë është e vështirë të mbahet, por mbetet të presim raundin e radhës dhe të fundit për ta vulosur fatin e më të mirëve.

 14. September 2014
Sep. 142014
 

Kemi konfirmimin nga ekipi ynë, që aktualitetet nga ecuria raundit të radhës të Kampionatit tonë, ka kampletuar të gjitha informatat nga tereni, që nga mengjesi i ditës së sotme nga TERNITZ, drejtpërdrejt informonte në faqën tonë, që në këtë Kampionat e kemi krijuar enkas për garat ditore live.futbollishqiptar.eu

Aktualizimi përfundimtar në faqën zyrtare të Ligës bëhet sot në orët e vona, pasi ekipet punuese të kthehen nga tereni, që sot për shkak të shiut ishte caktuar të mbahet në TERNITZ.

 14. September 2014
Sep. 132014
 

Njoftohen ekipet garuese, sportistë dhe dashamirë të futbollit dhe të Ligës sonë, se ndeshjet e radhës do të mbahen në TERNITZ. Luten të gjitha ekipet të jenë aty në orën 09:30.

Moti me shi, që po zotëron këto ditë, pengon mbajtjen e raundit të radhës, që ishte paraparë më 14.09.2014 të mbahet si gjithnjë në PROTTES. Për këtë arsye jemi të detyruar që ndeshjet e radhës, pra nesër më 14.09.2014, t’i mbajmë në TERNITZ, brenda në sallën sportive.

Pra, RAUNDI I RADHËS mbahet në këtë adresë:

Vendi/Ort: TERNITZ

PLZ:  2630

Rruga/Str. : Straße des 12 Februar, NR 25

Objekti/Gebäude:  SPORT HALLE

Ora/Zeit:  09:30

Ternitz - 2014

 13. September 2014
Suffusion theme