futbollishqip

Mai 252014
 

Sot, në BARBARA STADION në PROTTES, po luhen ndeshjet e RAUNDIT TË DYTË të KAMPIONATIT 2014, që u penguan nga shiu i madh javën që shkoi.

Moti është i përshtatshëm dhe ambienti për mrekulli.

Lajmet e ditës i gjeni në linkun LIVE.

Suksese dhe një ditë të mbarë ju uron

Kryesia e Ligës

 25. Mai 2014
Mai 222014
 

Njoftojmë të gjitha ekipet dhe pjestarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjithë sportdashësit dhe adhuruesit e sportit, se RAUNDI I DYTË i ndeshjeve të KAMPIONATIT 2014, do të mbahet më 25.05 në BARBARA STADION në PROTTES, që nga ora 9:00.

Dje, më 22.05 në Gensendorf, në takimin e dy kryesive, kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe kryesisë së Shoqatës „Afrim Zhitia“, u dha pëlqimi dhe u mor vendimi, që RAUNDI I DYTË i Ligës së Futbollit i penguar nga shiu i madh javën e kaluar, të mbahet krah për krah me Turnirin Tradicional të Futbollit për nxënësit e ciklit të lartë dhe të ulët, të organizuar nga Shoqata Kulturo-Sportive „Afrim Zhitia“.

Vendi ku do të mbahen garat, BARBARA STADION 2242 PROTTES, ka kapacitete të mjaftueshme për mbajtjen e këtyre dy aktiviteteve sportive, prandaj besojmë që ky bashkëpunim do të sjellë rezultate edhe më të mirë këtë të diel.

Duke ju uruar të kaloni sa më mirë, në këtë ditë festive ku do të ketë edhe kuzhinë shqiptare, ftojmë pjesmarrjen e të gjithë komunitetit tonë dhe dashamirëve tjerë për një shijim të kësaj dite me vlerë.

Ekipet e Ligës lusim të jenë aty që në orën 9:00!

Kryesia e Ligës

 22. Mai 2014
Mai 182014
 

Të reshurat atmosferike, që ishin të pandërprera gjatë gjithë javës, pengojnë mbajtjen e RAUNDIT TË DYTË të garave, që ishte planifikuar të mbahet në BARBARA STADION në PROTES.

Me këtë rast njoftojmë të gjitha ekipet dhe dashamirët e sportit, se Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, anulon RAUNDIN E DYTË për ditën e sotme, që të përsëritet në afatin e ardhshëm, që do të jetë shumë shpejt.

Posa të merret vendimi për këtë çështje, do të njoftoheni me kohë.

Me keqardhje, por duke ju dëshiruar një të diel të rehatshme

Kryesia e Ligës

 18. Mai 2014
Suffusion theme