Nov 182016
 

kupa-2016-color-grafika


Këtë të diel, në Vjenë, aktivitete të shumëfishta në turnirin e futbollit KUPA E PAVARËSISË 2016!

Befasi e re është pjesëmarrja e ekipit të futbollit të Amabasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, në këtë turnir, i cili mbahet për nder të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe në kuadër të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri!

Në këtë Turnir, sipas Komisionit të Garave, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, ekipi i Ambasadës së Republikës së Kosovës, do të luaj ndeshjen e parë që në orën 13:00!

Të gjithë të inresuarit për pjesëmarrje në turnir, por edhe për të shikuar edhe befasitë e tjera në KUPËN E PAVARËSISË 2016, mirëpriten në adresën

Schulschiff – Donauinselplatz, 1210 Vjenë, më datën 20.11.2016, në orën 12:00.

Përkrahja e vazhdueshme e aktiviteteve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, nga Qeveritë tona, hapë rrugë edhe për aktivitete të reja të komunitetit tonë në diasporë, në lidhjen dhe ruajtjen e kulturës dhe traditave kombëtare!

Falënderojmë të gjithë përkrahësit dhe bashkëpunëtorët, kurse ekipeve pjesëmarrëse ju urojmë suksese dhe lojë fair play!

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim

 18. November 2016
Suffusion theme