März 302014
 

Mbrëmë, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë), në Rögergasse 16/1 (Cafe TIMI), u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Ligës. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ekipeve, por dhe aktivistë që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë Ligë.

Në këtë takim, pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, që theks të veçantë kishin organizimin e KAMPIONATIT për këtë vit, 27 prilli u zyrtarizua si datë e fillimit të Kampionatit të Futbollit për vitin 2014. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë KAMPIONAT do të njoftohen edhe zyrtarisht për detaje.

Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe kërkesat e parashtruara të ekipeve tjera që kan shprehë dëshirën për të qenë pjesë e Kampionatit 2014. Pritet të merret vendimi i Kryesisë në lidhje me kërkesat e tyre.

Të gjithë të interesuarit tjerë për pjesëmarrje në këtë Kampionat, mund të bëjnë paraqitjen e ekipeve të tyre deri më datën 12.04.2014, ku pastaj bëhet hedhja e shortit dhe publikimi i orareve përfundimtare të ndeshjeve për këtë vit.

Takimi i radhës i Kryesisë së Ligës do të mbahet më datën 12.04, në selinë e Ligës.

Ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2014, u urojmë fat në luftën për KAMPION dhe në garat për SUPERKUPË!

Nga Kryesia,

Vjenë, 30.04.2014

 30. März 2014
März 282014
 
Takimi i Radhës

Takim në Lshf -A Të nderuar: Takimi radhës  së kryesisë dhe veprimtarëve të  Lshf -A E shtunë 29.03.2014 ora; 19:00 Cafe Timi

[...lexo më shumë...]
 28. März 2014
Feb. 242014
 
LUTJE

Ndihmën tuaj mundë të bëni në këtë Konto: Banka: VOLKSBANK IBAN:AT074211045492830000 BIC: MV0GAT2102W BITTSCHREIBEN Ich, Erleta Berisha, geboren am 30.09.1987 in Prizren, 26 Jahre alt, 140cm groß und 36 Kg schwer, Personalnummer

[...lexo më shumë...]
 24. Februar 2014
Feb. 212014
 
Takimi në LshfA

  Për të gjithë të interesuarit, ekipet e regjistruara, ato që kanë interes, shoqatat dhe individë që dëshirojnë të kontribojnë në Ligen Shqiptare të Futbollit në Austri, janë të ftuar

[...lexo më shumë...]
 21. Februar 2014
Suffusion theme