Vazhdimisht shtohet numri i ekipeve, përderisa afrohet afati i fundit për paraqitjen e tyre në TURNEUN HUMANITAR, që mbahet më 16.02.2020, në Vjenë!
Lusim ekipet e paraqitura që të kryejnë të gjitha obligimet në afatin e caktuar kohor, pasi që vetëm atëherë u sigurohet pjesëmarrja në TURNEUN E FUTBOLLIT me karakter HUMANITAR.
Ju njoftojmë se tashmë ka shumë pak vende të lira, prandaj lusim ekipet, që shprehën dëshirën për pjesëmarrje dhe presin vendimin e fundit, të kalojnë procedurat e rregullta dhe kështu të sigurojnë vendin në këtë TURNE!
Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë suksese!
Në vazhdim gjeni njoftimin me detajet e TURNEUT!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)