Okt. 202014
 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich-Kopie.jpg

Këtë të shtunë, në selinë e Ligës, në Rögergasse 16, 1090 Vjenë, përfundoi takimi i fundit për KAMPIONATIN 2014, ku në mledhjen e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri u diskutua në detaje vazhdimsia e garave futbollistike që kaloi këtë vit dhe njëherit u zyrtarizua edhe përfundimi i Kampionatit, që tashmë ishte i pesti me radhë.

Nga të pranishmit, ku përveç kryesisë së ngushtë, ishin edhe përfaqësuesit e komisioneve disciplinor dhe atij të garave, por edhe përfaqësues të referëve dhe aktivistë që kontribuojnë në këtë ligë.

Përveç që u vlerësua lartë niveli disciplonor i lojtarëve dhe ekipeve pjesëmarrëse në këtë Kampionat, poashtu edhe puna organizative e të gjitha grupeve punuese dhe përkrahësve u vlerësua shumë dhe ky ishte padyshim ndër pesë kampionatat më të sukseshmëm, si në koordinimin e punëve në mes të grupeve punuese poashtu edhe në përmbylljen e plotë të këtij Kampionati, që këtë vit ishte finalizuar pikërisht në përmbylljen e Javës Kulturore Shqiptare në Austri. Javë kjo, që u mbajt për herë të parë në përmasa të tilla dhe që u organizua nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.

Pas raporteve të grupeve punuese dhe shprehjeve të mendimeve nga aktivistët e kësaj Lige, filluan koordinimet e punëve për planifikimet e radhës, që për detajet e tyre do të njoftoheni së shpejti.

Duke falënderuar të gjitha ekipet punuese brenda Ligës sonë, të gjithë aktivistët dhe poashtu të gjitha ekipet e futbollit  pjesëmarrëse në këtë Kampionat, një falënderim tjetër shkon edhe për bashkëpunëtorët e jashtëm dhe poashtu publikun sportdashës, vlerat e të cilëve janë të paharruara në mesin tonë!

Deri në takimet dhe aktivitetet e tjera,

Mirëmbetshi!

 20. Oktober 2014
Okt. 182014
 

Takimi i radhës, i përaqësuesëve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, është më 18.10.2014, duke filluar në orën 20:30, në selinë e Ligës, në Rögergasse 16, 1090 Vjenë.

[...lexo më shumë...]
 18. Oktober 2014
Okt. 062014
 
Tv Hana  - LSHFA

Videomaterial nga TV HANA, ekipi televiziv i së cilit na vizitoi dhe ndoqi të gjitha aktivitet sportive të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri gjatë Javës Kulturore Shqiptare të këtij

[...lexo më shumë...]
 6. Oktober 2014
Okt. 042014
 
Urime!

  Liga Shqiptare e Futbollit në Austri   Me rastin e Festës së Kurban Bajramit Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron të gjithë besimtarët shqipëtarë musliman me dëshirat më

[...lexo më shumë...]
 4. Oktober 2014
Suffusion theme