Mai 022015
 

 

Nga Ekipi Teknik njoftohemi se, vetëm disa orë para fillimit të KAMPIONATIT 2015, KF Struga dhe FC Timi kompletojnë listat e lojtarëve, duke përmbushë kështu kërkesën/rregullorën e Kryesisë dhe të Komisioneve përkatëse, të caktuara për këtë kampionat!

Formacionet e këtyre ekipeve janë:

struga

 

timi

Ekipet i falënderojmë për bashkëpunim dhe ju urojmë suksese nnë garat kampionale!

Ekipi për informim

 2. Mai 2015
Apr 282015
 

Më 03.05.2015 fillon KAMPIONATI i gjashtë i futbollit, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Sipas shortit që tërhoqen ekipet, kemi këtë rënditje:

Tabela 0 - 2015

Ndërsa pa dyshim se do të ketë ndryshime në këtë tabelë, presim ndeshje cilësore, sipas premtimeve të ekipeve garuese. Ndërsa ndeshja e parë e Kampionatit, sipas shortit, ashtu sikur që u pa në takimin e fundit, do të jetë në mes të ekiepeve KF KRENARIA dhe FC TIMI.

Klubi Futbollistik KRENARIA

Fc-Timi-Logo-2015

 

 

raundi 0

Informata të vazhdueshme, deri në fillim të KAMPIONATIT 2015, do të publikohen nga

Ekipi për informim

 28. April 2015
Apr 282015
 

shqiponja

FC SHOPONJA vazhdon procedurën e kërkuar nga Kryesia e Ligës dhe Komisioni i Garave, duke kompletuar kështu listën e lojtarëve, që do të marrin pjesë në KAMPIONATIN 2015, që organizon Liga Shqiptare. Ky ekip, që në vitin 2013 u rendit në vendin e tretë, në Turneun Tradicional të Pavarësisë 2015, në Ternitz, zhvilloj ndeshje tejet cilësore, me të cilat tregoi se mund të radhitet në podest këtë vit!

shqiponja

Ekipin e futbollit FC Shqiponja, e falënderojmë për bashkëpunim dhe për rikthim në garat kampionale në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe urojmë të plasohet në vendin e merituar gjatë këtij kampionati!

Ekipi për informim

 28. April 2015
Suffusion theme