Jul 202019
 

PUSHIMET VERORE 2016

Të nderuar miq dhe dashamirë të sportit,

edhe pse muajt korrik dhe gusht zgjojnë ëndrrat për pushimet verore, ne si pjesë e „diasporës“, këtë vit, këtë kohë e shfrytëzojmë për punë në përgatitjen e aktiviteteve që vijnë:

 

1. Përfundimi i Kampionatit të 10-të në futboll – realizohet nga komisioni i garave dhe ekipet përkatëse

2. Përgatitjet për shënimin e manifestimit të 10 VJETORIT TË LIGËS (20.10.2019) – realizohet nga ekipi që caktoi kryesia

3. Përgatitjet për turneun në futboll KUPA E DIASPORËS – Austri 2019 (24.11.2019) – realizohet nga komisioni i garave dhe ekipet përkatëse

 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri uron gjithë „diasporës“ shqiptare, qe muajt e verës t’i kaloni sa më mirë dhe të kënaqur, si dhe ju uron të gjithëve

Rrugë të mbarë gjatë udhëtimeve dhe mirë u pafshim së shpejti!

 

Në emër të kryesisë dhe aktivistëve të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

Ekipi për informim (A.J.)

 20. Juli 2019
Jun 092019
 

Ditë e shkëlqyer me dy aktivitete të shkëlqyera!

Kështu përshkruajmë ditën e sotme, që përmbylli dy aktivitete të veçanta të komunitetit tonë, të organizuara nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesëve!

PJESA E PARË (fotogaleria)

 

 9. Juni 2019
Jun 082019
 

Të nderuar dashamirë të kulturës dhe sportit,

për derisa vazhdojnë ndeshjet kampionale në futboll, këtë xhiro do të ketë aktivitet të dyfishtë, ku përveç ndeshjeve të rregullta në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të ketë edhe turne në futboll për fëmijë, që organizohet në bashkëpunim me shoqatën e mësesëve shqiptar në Austri dhe në mbështetje dhe organizim të Ligës Shqiptare, bashkëpunim ky tashmë shumëvjeçar.

  1. NDESHJET E RREGULLTA KAMPIONALE – xhiroja e radhës!
  2. TURNE PËR FËMIJË – në futboll! (Mirë se vini sportistë të vegjël!)

Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV Prottes)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet duhet më herët, në 9:30)
Turneu për fëmijë: Pas shortit, që parashihet në orën 10:00!

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!

 

NDESHJET KAMPIONALE (me mundësi të përshtatjes në teren):

VERSIONI AKTUAL – sipas vendimit të kryesisë

 

HARTA (kliko)
PËR KONTAKT (kliko)
ADRESA: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse (SC OMV)
ORA PËR EKIPET: 10:00
TERENI: Jasht – Stadium futbolli, me bari natyror
FUSHA: Bari natyror – KUJDES për mbathjen (NUK është bari artificial)

Të gjithëve ju urojmë  suksese në garat e futbollit gjatë KAMPIONATIT TË 10-TË (2019), kurse fëmijëve ju urojmë kënaqësi në gjirin e komunitetit tonë!

 

Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 8. Juni 2019
Jun 042019
 

futbollishqiptar_rrethi

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!
Kryesia e Ligës

 4. Juni 2019
Suffusion theme