Apr 122016
 

LIGA - KAMPIONATI fillon - 24.04.2016

Në takimin/mbledhjen e fundit, të datës 09.04.2016, u vendos, që fillimi i KAMPIONATIT 2016, tashmë i shtati me radhë që organizon Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të mbahet në „Barbara STADION“ në PROTTES, ditën e diel, më 24.04.2016.

Data 24.04.2016 tashmë u konfirmua edhe zyrtarisht nga kryetari i Komisionit të Garava, Halil Jashari, që vepron në kuadër të kësaj Lige, i cili dha edhe datat e para të raundeve pasuese. Tashmë zyrtarisht u fiksua 24 PRILL 2016 data e hapjes, në të cilën fillojnë garat KAMPIONALE 2016, kurse vazhdojnë pastaj më datën 01.05.2016 dhe poashtu edhe më datën 15.05.2016. Për ecurinë e zhvillimit të garave, si zakonisht, do të njoftojmë me kohë.

Ftojmë ekipet pjesëmarrëse në KAMPIONATIN 2016, që deri me këtë datë (24.04.2016), të kryejnë të gjitha pikat dhe obligimet e parapara sipas rregullave të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, dhe poashtu të përgatisin ekipet me listat e lojtarëve me të cilët edhe do të marrin pjesë!

Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë suksese dhe presim ndeshje me cilësi të lartë sportive dhe fair-play!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 12. April 2016