Mai 122017
 

Rikujtojmë dhe njoftojmë ekipet garuese, të gjithë sportdashësit, aktivistët dhe anëtarët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, se raudi i radhës (xhiroja e 2-të) do të mbahet këtë të diel, ashtu sikur që ishte caktuar para fillimit të kampionatit!

Njoftim: Kuzhina, në këtë xhiro, do të organizohet nga Shoqata Humanitare KËRÇOVA.

Sa për informim, një përmbyllje të shkurtër për ndeshjet e xhiros së 1-rë, në krye të tabelës kemi ekipin TIMI, që ndiqet menjëherë nga KËRÇOVA dhe pastaj nga ekipet e reja USAJ dhe DEÇANI. Po ashtu afër janë edhe AFRIM ZHITIA, me vetëm 3 pikë më pak se vendi i tretë, që mbahet nga ekipi USAJ. Ndërsa PALESTINA edhe pse kishte dy barazime deri më tash, dëshmoi se ka potencial për një radhitje më lartë në tabelë. KRENARIA shënoi si gjithherë pa mëshirë, me gjithsej 10 gola, por ishte e pa fat në grumbullimin e pikëve dhe mbetet e parafundit. Më të pa fat ishin kësaj radhe lojtarët e ekipit BESA, që treguan ndeshje simpatike, por nuk grumbulluan asnjë pikë!

Presim ndryshime në radhitjen tabelare gjatë xhiros së radhës, duke uruar suksese në garë dhe lojë fair play!

Sipas tabelës aktuale, derbi i radhës do të jetë TIMI-KËRÇOVA, përcjellë nga TIMI-USAJ, mandej DEÇANI-KËRÇOVA, pas të cilave do të krijohen ndryshime të mundshme në tabelë.

Sistemi i ndeshjeve të radhës është si në vazhdim,

Vendi i mbajtjes është caktuar përsëri në „BARBARA STADION“ në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi i garave: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse
Ekipet: Duke filluar nga ora 9:30 (ekipet duhet të arrijnë në teren)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet fillojnë ndeshjet)

KLIKO për MAPS
PROTTES-harta

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në  ndeshjet e xhiros së dytë në KANMPIONATIN E TETË (2017) të futbollit në Austri!

Ekipi për informim!

 

 12. Mai 2017