Sikur që ishte paraparë dhe vendosur nga kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në mbledhjet përgaditore për Kampionati e Futbollit 2016, për të gjithë të pjesmarrësit e rregullt të kësaj lige dhe po ashtu për të gjithë të interesuarit e tjerë, dhe pjesëmarrës të ri, që dëshirë e kanë dhe e adhurojnë FUTBOLLIN, afati i paraqitjes së ekipeve, që ishte i hapur deri në përfundimin e datës 03.04.2016, tashmë kaloi fazën e parë! Kjo paraqitje u realizua edhe këtë vit përmes anës digjitale, me anë të formaularit ONLINE, të realizuar nga ekipet punuese që veprojnë në kuadër të kësaj lige.
KËRÇOVA merr pjesë për herë të parë në garat KAMPIONALE 2016, dhe është ndër ekipet e reja, që tashmë në afatin e duhur ka bërë konfirmimin zyrtar! Organizatorëve dhe pjesëmarrësve të këtij ekipiti të ri ju urojmë suksese në këto gara!
Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në mbledhjen e radhës, që parashihet të mbahet së shpejti, do të prezantojë detajet e procedurës së paraqitjeve, në bazë të të cilave do të parapërcaktohet, pos tjerash, edhe sistemi i zhvillimit të garave për KAMPIONATIN 2016.
Sipas informatave që kemi nga aktivistët e kësaj lige, përveç ekipeve të ligës, të cilat tashmë zyrtarisht konfirmuan pjesëmarrjen, këtë vit mund të priten edhe ekipe tjera të reja, të cilat për arsye organizuese dhe angazhimeve të tjera, së shpejti dë të konfirmojnë vendimin e tyre në lidhej me pjesëmarrje në këto gara.
Pas vendimit të kryesisë, do të informojmë edhe për detaje të tjera!
Të gjitha ekipeve që zyrtarizuan pjesëmarrjen në garata e futbollit për vitin 2016, ju urojmë suksese dhe presim ndeshje të mira dhe fair-play, kurse ekipeve të reja mirëseardhje me shpresë të bashkëpunimevet të gjata dhe të suksesshme!
Në emër të kryesisë së ligës
Ekipi për informim